PSZH dhe Atletiko Madrid në gjysëmfinale të Ligës së kampionëve
- Ekipet e PSZH-së dhe Atletiko Madridit u kualifikuan në gjysëmfinale të Ligës së kampionëve pas ndeshjeve të mbrëmshme kthyese. Kampioni evropian PSZH edhe në ndeshjen kthyese shënoi fitore kundër Liverpullit në "Enfild" me rezultatin 2:0 dhe e eliminoi kampionin anglez me rezultat të përgjithshëm 4:0. Golat i shënoi Usman Dembele në minutat 72 dhe 90+1.
- Post By Besnik Shuki
- 07:30, 15 prill, 2026
Liverpull/Madrid, 15 prill 2026 (MIA) - Ekipet e PSZH-së dhe Atletiko Madridit u kualifikuan në gjysëmfinale të Ligës së kampionëve pas ndeshjeve të mbrëmshme kthyese. Kampioni evropian PSZH edhe në ndeshjen kthyese shënoi fitore kundër Liverpullit në "Enfild" me rezultatin 2:0 dhe e eliminoi kampionin anglez me rezultat të përgjithshëm 4:0. Golat i shënoi Usman Dembele në minutat 72 dhe 90+1.
Në gjysëmfinale PSZH-ja do të luajë me fituesin nga përballja Bajern Munihu - Real Madridi, Rezultati nga ndeshja e parë në Madrid ishte 2:1 në favor të bavarezëve.
Në përballjen e ekipeve spanjolle, Atletiko Madridi e eliminoi Barcelonën, edhe pse mbrëmë humbi në "Riad Air Metropolitano" me rezultatzin 2:1, por me rezultat të përgjithshëm 3:2 u kualifikua në gjysëmfinale. Barcelona arriti epërsinë me golin e Lamin Jamalit në minutën e 4-të, ndërsa në minutën e 24 epërsia e Atletiko Madridit nga ndeshja e parë u anulua pasi Frean Torresi shënoi për katalonasit. Golin për Atletiko Madridin e realizoi Ademola Lukman në minutën e 31-të. Në fund të ndeshjes, në minutën e 79-të, nga loja u përjashtua mbrojtësi i Barcelonës, Erik Garsia.
Atletiko Madridi në gjysëmfinale do të luajë me fituesin nga ndeshja Arsenal - Sporting (rezultati nga ndeshja e parë 1:0 në favor të londinezëve)
Sonte me fillim në ora 21 do të luhen ndeshjet kthyese Bajern Munih - Real Madrid dhe Arsenal - Sporting. bsh/
Foto: EPA