• e martë, 21 prill 2026

Lampard shpallet trajneri i vitit në sezonin e Çempionship

Lampard shpallet trajneri i vitit në sezonin e Çempionship

Londër, 20 prill 2026 (MIA) - Kryesuesi i Koventri sitit, Frenk Lampard është shpallur trajneri më i mirë në sezonin 2025/26 në ligën e dytë të Anglisë, publikoi pres-shërbimi i Çempionship.

Koventri ka barazuar 1:1 me Blekburn Rovers të premten. Kjo ia siguroi klubit vendin e dytë dhe kthimin në Premir Ligë për herë të parë nga sezoni 2000/01.

Dyzet e shtatë vjeçari Lampard e ka ndërmarrë Koventrin në nëntor të vitit 2024. Paraprakisht ka qenë trajner i Detbi Kaunti, Çellsi dhe Everton.

Pas xhiros së 43-të në Çempionship, Koventri është lider me 86 pikë, 10 më shumë se Ipsviç dhe Milvol. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR