• e hënë, 20 prill 2026

Real Sosiedad e fitoi Kupën e Mbretit

Real Sosiedad e fitoi Kupën e Mbretit

Sevilje, 19 prill 2026 (MIA) - Futbollistët e Real Sosiedadit e fituan Kupjn spanjolle të Mbretit, duke e mposhtur mbrëmë Atletiko Madridin në penallti me 6-5 (2-2) në finalen në Sevilje.

Ekipi bask e përsëriti historinë kur para 39 viteve e fitoi Atletiko Madridin në finalen e Kupës, gjithashtu, pas penalltive, pasi që ndeshja prëfundoi baraz, 2-2.

Për Real Sosiedadin kkjo është kupa e katërt në historine e klubeve, gjashtë vite pas triumfit të tyre të fundit.

Real Sosiedad epërsoi me golin e Ander Barenetese pas vetëm 15 sekondave, para se nigeriani Ademola Lukman të barazojë (11).

Mikel Ojarzabal sërish i solli epërsi Realit nga penalltia në minutën e 45-të, ndërsa Hulian Alvarez me gol të shkëlqyeshëm në minutën e 83-të e barazoi rezultatin.

Futbollistët e Realit ishin më të suksesshëm në serinë e penalltive, ndërsa gjuajtjet e Sorlotit dhe Alvarezit i mbrojti portieri Unai Marero. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR