Sllot u shpall trajneri i sezonit në Premier Ligë
- Menaxheri i Liverpullit, Arne Sllot është shpallur trajneri i sezonit nga Shoqata e menaxherëve (LMA), duke fituar çmimin Sër Aleks Ferguson.
- Post By Fami Bajrami
- 09:40, 28 maj, 2025
Londër, 28 maj 2025 (MIA) - Menaxheri i Liverpullit, Arne Sllot është shpallur trajneri i sezonit nga Shoqata e menaxherëve (LMA), duke fituar çmimin Sër Aleks Ferguson.
Fituesi u shpall mbrëmë në ceremoninë e 33-të të ndarjes së çmimeve në Londër.
"Anëtarët e "LMA" e kanë njohur rolin e jashtëzakonshëm që luajti Arne Sllot në udhëheqjen e ekipit të tij deri në famën e Premier Ligës në sezonin fantastik debutues në futbollin anglez", njoftoi "LMA".
Liverpool përfundoi në vendin e parë në Premier ligë me 84 pikë. rq/bsh/
Foto: EPA