Përleshje fizike mes tifozëve të Betisit dhe Çelsit para finales së Ligës së Konferencës
- Konflikt mes tifozëve të Betisit dhe Çelsit mbrëmë ndodhi në sheshin në Vroclav në prag të finales së Ligës së Konferencës.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:49, 28 maj, 2025
Vroclav, 28 maj 2025 (MIA) - Konflikt mes tifozëve të Betisit dhe Çelsit mbrëmë ndodhi në sheshin në Vroclav në prag të finales së Ligës së Konferencës.
Sipas "Estadio Deportivo", në përleshjen janë përdorur edhe shishe qelqi, karrige restorantesh dhe sende tjera të forta.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur disa policë, të cilët përdorën gaz lotsjellës për të qetësuar situatën.
Përplasje janë vërejtur edhe në vende tjera në Vroclav.
Betisi dhe Çelsi do të përballen në finalen e Ligës së Konferencës sonte me fillim në orën 21:00. qa/
Foto: EPA