Mareska: Liga e Konferencës është e rëndësishme
- Para finales së Ligës së Konferencës kundër Betisit, trajneri i Çelsit, Enco Mareska theksoi se skuadra angleze duhet të tregojë dëshirë për të fituar.
- Post By Lindita Sulejmani
- 09:58, 28 maj, 2025
Vrocllav, 28 maj 2025 (MIA) - Para finales së Ligës së Konferencës kundër Betisit, trajneri i Çelsit, Enco Mareska theksoi se skuadra angleze duhet të tregojë dëshirë për të fituar.
"Atmosfera është e mirë. Por e dimë se finalja është diçka. Ajo është ndeshje dhe çdo gjë mund të ndodhë. E kam thënë disa herë se ky sezon ka qenë i mirë për mua dhe se do të jetë i suksesshëm nëse përfundojmë në katër ose pesë vendet e para në Premier Ligë. Qëllimi i parë është arritur. Tani është koha për qëllimin e dytë. Liga e Konferencës është e rëndësishme. Nëse arrijmë të fitojmë, kjo është mirë sepse vazhdojmë të ndërtojmë një mentalitet fituesi. Nuk mund ta ndërtoni nëse nuk fitojmë. Nesër duhet të tregojmë përsëri atë dëshirë për të fituar", deklaroi Mareska për ueb faqen e UEFA-s.
Ndeshja Betis - Çelsi do të luhet sonte në orën 21:00 në arenën "Tarçinski" në Vrocllav. ls/bsh/
Foto: EPA