Vardi pas 13 vitesh do të largohet nga Lesteri
- Ish reprezentuesi anglez, Xhejmi Vardi pas 13 sezoneve të kaluara në fanellën e Lesterit, do të largohet nga klubi në fund të sezonit pas rënies së tyre në Çempionship.
- Post By Fami Bajrami
- 16:26, 24 prill, 2025

Lester, 24 prill 2025 (MIA) - Ish reprezentuesi anglez, Xhejmi Vardi pas 13 sezoneve të kaluara në fanellën e Lesterit, do të largohet nga klubi në fund të sezonit pas rënies së tyre në Çempionship.
Vardi, i cili erdhi në Lester nga ekipi i Ligës së pestë angleze, Flitvud Taun për një milion funta në vitin 2012, u bë golashënuesi më i mirë i klubit në epokën moderne, duke shënuar 198 gola në të gjitha garat.
"Jam i frikësuar që erdhi kjo ditë, por e dija se në fund do të vinte. Kalova 13 vite të pabesueshme në këtë klub me shumë suksese, disa ishin dështime, por shumica ishin suksese", tha 38 vjeçari Vardi.
Arritja e tij më e madhe në rradhët e Lesterit ishte fitimi senzacional i titullit në Premier ligë në vitin 2016, një sezon pasi shmangën rënien nga liga. Vardi, pastaj, theu rekordin e Rud van Nistelrojit për më shumë gola në ndeshje të njëpasnjëshme në Premier Ligë, duke shënuar në 11 ndeshje radhazi.
Vardi largohet nga Lester pasi fitoi Kupën FA 2020-2021 dhe dy tituj kampion në kategorinë e dytë. rq/bsh/
Foto: Fejsbuk