Real Madridi mund të paguajë tetë milionë euro për ta angazhuar Çabi Alonson
- Real Madridi është i interesuar për të angazhuar trajnerin e Baer, Çabi Alonso.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 12:10, 24 prill, 2025

Madrid, 24 prill 2025 (MIA) - Real Madridi është i interesuar për të angazhuar trajnerin e Baer, Çabi Alonso.
Nëse Karlo Ançeloti e përfundon sezonin pa sukses, mund të largohet nga klubi madrilen para fillimit të Kupës së Botës për Klube.
Sipas "El Partidazo de COPE", Real Madridi do të paguajë tetë milionë euro për të punësuar ekspertin spanjoll këtë verë.
Pas 33 xhirove, Real Madridi është në vendin e dytë në renditjen e La Ligës, katër pikë prapa liderit Barcelona.
Të shtunën, Madridi do të luajë kundër Barcelonës në finalen e Kupës së Spanjës.
Foto: EPA