• e premte, 05 dhjetor 2025

Sallah shpallet lojtari i sezonit në Premier Ligë

Sallah shpallet lojtari i sezonit në Premier Ligë

 Londër, 24 maj 2025 (MIA) - Futbollisti i Liverpulit, Mohamed Sallah, është shpallur lojtari më i mirë i sezonit 2024/25 të Premier Ligës, njoftoi shërbimi për shtyp i ligës.

 Egjiptiani tridhjetë e dy vjeçar luajti 37 ndeshje, shënoi 28 gola dhe dha 18 asistime.

 Me një xhiro të mbetur në kampionat, Sallah është lider në garën për golashënuesin më të mirë dhe asistuesin në Premier Ligë.

 Sallah u bë futbollisti i pestë në histori që e fiton këtë çmim më shumë se një herë. Tieri Anri, Kristiano Ronaldo, Nemanja Vidiq dhe Kevin De Brujne të gjithë e kanë arritur këtë në të kaluarën.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR