• e mërkurë, 08 prill 2026

Mançester Junajtedi ia vazhdon kontratën Megvaerit deri në vitin 2027

Mançester Junajtedi ia vazhdon kontratën Megvaerit deri në vitin 2027

Mançester, 7 prill 2026 (MIA) - Mbrojtësi i Mançester Junajtedit, Hari Megvaer, ka nënshkruar kontratë të re me klubin nga Old Trafordi, bën të ditur Pres shërbimi i klubit.

Kontrata e re e 33-vjeçarit anglez është e vlefshme deri në verën e vitit 2027, me opsionin për një sezon shtesë.

Kontrata e tij e mëparshme skadoi këtë verë.

Megvaer ka qenë te Mançester Junajtedi që nga viti 2019. Këtë sezon, ai ka 20 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar dy gola dhe një asist. 

Vlera e lojtarit sipas "Transfermarkt" kap shifrën 10 milionë euro.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR