• e hënë, 06 prill 2026

Bëhen të ditura duelet për gjysmëfinalen e FA Kupës

Bëhen të ditura duelet për gjysmëfinalen e FA Kupës

Londër, 6 prill 2026 (MIA) - Mançester Siti do të luajë kundër Sautemptonit në gjysmëfinalen e FA Kupës, ndërsa Çellsi do të përballet me Lidsin.

Ky është epilogu i shortit për gjysmëfinalen e FA Kupës të mbajtur mbrëmë.

Dje Lidsi u kualifikua në gjysmëfinalen e turneut, duke eliminuar Uest Hemin në çerekfinale (2:2, penallti 4:2).

Ditë më parë Mançester Siti e eliminoi Liverpulin, Sautemptoni ishte më i suksesshëm se Arsenali, ndërsa Çellsi ishte bindës kundër Port Vejllit.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR