Real Madridi zyrtarisht njoftoi se Ançeloti largohet në fund të sezonit
- Real Madridi zyrtarisht ka njoftuar se do të ndahet nga trajneri Karlo Ançeloti pas përfundimit të sezonit aktual 2024/25. Kjo ndodhi shumë kohë pasi Brazili njoftoi se eksperti italian do të bëhet trajner kryesor i përfaqësueses së vendit nga fundi i majit.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:49, 23 maj, 2025
Madrid, 23 maj 2025 (MIA) - Real Madridi zyrtarisht ka njoftuar se do të ndahet nga trajneri Karlo Ançeloti pas përfundimit të sezonit aktual 2024/25. Kjo ndodhi shumë kohë pasi Brazili njoftoi se eksperti italian do të bëhet trajner kryesor i përfaqësueses së vendit nga fundi i majit.
Ndeshja e fundit e Ançelotit në krye të gjigandit madrilen do të jetë ndeshje vendase kundër Real Sosiedad nesër për titullin kampion. Kështu, ai do të udhëheqë gjithsej 353 ndeshje si trajner i Real Madridit, ndërsa gjatë dy periudhave të tij në klub ka fituar 15 trofe - tre Liga të Kampionëve, dy tituj në La Liga, dy Kupa të Botës për Klube, dy Superkupa të Spanjës, dy Kupa të Mbretit, tre Superkupa të Evropës dhe një herë Kupën Interkontinentale.
"Karlo Ançeloti tani është pjesë e familjes së Real Madridit përgjithmonë. Jemi krenarë që kemi pasur mundësinë të punojmë me një nga trajnerët më të mirë, i cili ndihmoi të arrijmë shumë suksese dhe të fitojmë trofe të shumtë, duke përfaqësuar vlerat e klubit tonë në mënyrë mbresëlënëse", tha kryetari i Realit, Florentino Perez, për italianin.
Klubi i dëshiron Ançelotit dhe familjes së tij shumë fat dhe suksese në fazën e re të jetës së tij. qa/
Foto: Arkivi