FFM ka marrë vendim: Ulet numri i klubeve në LPFM nga 12 në 10
- Bordi Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) në seancën e fundit vendosi që të reduktojë numrin e klubeve në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë (LPFM) nga 12 në 10.
- Post By Fami Bajrami
- 17:55, 21 maj, 2025

Shkup, 21 maj 2025 (MIA) - Bordi Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) në seancën e fundit vendosi që të reduktojë numrin e klubeve në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë (LPFM) nga 12 në 10.
Bordi Drejtues miratoi propozimin për ndryshimin e sistemit të garave nga sezoni 2026/27.
Do të ketë reduktime edhe në nivelin e dytë të futbollit të Maqedonisë (VMFL), pasi që nga sezoni i ardhshëm do të garojnë 14 nga 16 klubet e mëparshme.
Komisioni i përbërë nga Agim Ibraimi, Igor Frangovski dhe Sasho Zdravevski do të bëjë analiza shtesë dhe do të propozojë udhëzime përfundimtare për sistemin e garave dhe mënyrat e promovimit dhe rënies. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s