Romero shpallet lojtari më i mirë në finalen e Ligës së Evropës
- Futbollisti mbrojtës i Totenhemit, Kristian Romero është shpallur lojtari më i mirë në finalen e Ligës së Evropës kundër Mançester juanjted (1:0).
- Post By Arta Bunjaku
- 09:46, 22 maj, 2025
Bilbao, 22 maj 2025 (MIA) - Futbollisti mbrojtës i Totenhemit, Kristian Romero është shpallur lojtari më i mirë në finalen e Ligës së Evropës kundër Mançester juanjted (1:0).
Spars e fitoi trofeun e vet të parë prrej vitit 2008 dhe siguroi plasman në Ligën e kampionëve sezonin e ardhshëm, ndërsa do të luajnë edhe me PSZH-në apo Interin në Superkupën e UEFA-së.
Mirënjohje për Romeron pas ndeshjes erdhi edhe nga lojtari kundërshtar, Alehandro Garnaço.
"Ai është lojtari më i mirë mbrojtës qendror në botë", deklaroi Garnaço për "ESPN". Mançester junajted e humbi finalen e vet të dytë të njëpasnjëshe evropiane. ab/
Foto: ЕPА