• e premte, 05 dhjetor 2025

Sallah është lojtari më i mirë në Premier ligë, Alesia Ruso pa konkurrencë mes futbollisteve

Sallah është lojtari më i mirë në Premier ligë, Alesia Ruso pa konkurrencë mes futbollisteve

Londër, 23 maj 2025 (MIA) - Në ceremoninë në Londër, Mohamed Sallah dhe Alesia Ruso u shpallën më të mirët në Premier ligë nga ana e Shoqatës së gazetarëve të futbollit për sezonin 2024/25.

Sallah e fitoi këtë çmim për herë të tretë, me çka u barazua me Tieri Anri, i cili gjithashtu ishte laureat i trefishtë.

Sulmuesi i Liverpullit shënoi 28 gola dhe është në krye të listës së golashënuesve më të mirë në Premier ligë. Mu kontributi i tij ishte i vlefshëm në fitimin e titullit.

"Fitimi i këtij çmimi është i posaçëm. Ndjehem i privilegjuar. Ko ishte sfidë e madhe për mua. I vendosa vetes qëllim të jem lider dhe mendij se e arritëa atë", tha Sallah, i cili festoi para Virxhill van Dajk, Aleksandar Isak dhe Dekllan Rajs. ab/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR