Vardari dhe Struga finalistë në Kupën e Futbollit të Maqedonisë
- – Vardari dhe Struga do të luajnë në finalen e Kupës së Futbollit të Maqedonisë.
- Post By Fitore Curri
- 18:42, 23 prill, 2025

Shkup, 23 prill 2025 (MIA) – Vardari dhe Struga do të luajnë në finalen e Kupës së Futbollit të Maqedonisë.
Ky është epilogu i ndeshjeve të sotme kthyese të gjysmëfinales në të cilat futbollistët e Vardarit e ruajtën epërsinë prej 3-0 nga ndeshja e parë, duke luajtur baras 1-1 në ndeshjen kundër Brera Strumica, përderisa me rezultat identik përfundoi edhe ndeshja kthyese ndërmjet Strugës dhe Shkëndisë, që ekipit vendor i mjaftoi për kualifikim në finale, pasi në ndeshjen e parë në Tetovë fitoi me rezultat 2-1.
Vardari është rekorder në Kupën Kombëtare me pesë trofe të fituar, prej të cilëve i fundit në vitin 2007 kur në finalen e tij të fundit e fitoi Pobedën me rezultat 2-1.
Struga, do të bëjë përpjekje ta fitojë titullin e saj të parë në kupë në finalen e dytë, pasi në sezonin 2022/23 humbi në penallti nga Makedonia Gjorçe Petrov. fc/
Foto: FFM