Studentët grek në Selanik dhe Athinë mbajtën protestë të qetë gjatë natës në mbështetje të Palestinës
- Për të shprehur mbështetjen dhe solidaritetin për popullin palestinez, studentët në Selanik dhe Athinë, të organizuar nga shoqatat e tyre, gjatë natës, me tenda të vendosura mbajtën protesta të qeta me çka iu bashkuan lëvizjes studentore pro-palestineze që filloi në SHBA, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Qefsere Abduli
- 15:20, 14 maj, 2024
Athinë, 14 maj 2024 (MIA) - Për të shprehur mbështetjen dhe solidaritetin për popullin palestinez, studentët në Selanik dhe Athinë, të organizuar nga shoqatat e tyre, gjatë natës, me tenda të vendosura mbajtën protesta të qeta me çka iu bashkuan lëvizjes studentore pro-palestineze që filloi në SHBA, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Në Selanik studentët u mblodhën para Kullës së Bardhë dhe kanë ngritur tendat në zonën përreth, ndërsa në Athinë, protesta që filloi mbrëmë pas orës 20:00 dhe zgjati deri herët në mëngjes ka qenë përballë ndërtesës qendrore të Universitetit të Athinës.
Edhe në dy qytetet greke, studentët qëndruan gjatë natës.
Në shenjë solidariteti për Palestinën, grupi i studentëve mbrëmë okupoi objektin e fakultetit të drejtësisë në Athinë, ndërsa herët në mëngjes policia greke ka kryer një aksion shpërndarje, gjatë së cilës janë arrestuar 27 persona. qa/