Pendarovski: Vetëm në bazë të solidaritetit mund të zgjidhen sfidat që e mundojnë njerëzimin
- Vetëm një botë e bashkaur, solidare dhe e hapur mund t'u përgjigjet në mënyrë adekuate sfidave globale të cialt po bëhen gjithnjë e më komplekse dhe për fat të keq, gjithnjë e më të rrezikshme. Obligim i ynë ndaj gjeneratave të tnaishme dhe të ardhshme është të vendosim kushte adkeuate për përparim dhe zhvillim dhe përmes shembuj individual të etablojmë vlera morale, vetëm mbi të cilat është e mundur një botë më e mirë, porositi sot presideni Stevo Pendarovski gjatë promovimit të publikimit "Solidariteti - nga tejkalimi i krizave drejt zhvillimit të qëndrueshëm".
- Post By Arta Bunjaku
- 15:02, 15 maj, 2023
Shkup, 15 maj 2023 (MIA) - Vetëm një botë e bashkaur, solidare dhe e hapur mund t'u përgjigjet në mënyrë adekuate sfidave globale të cialt po bëhen gjithnjë e më komplekse dhe për fat të keq, gjithnjë e më të rrezikshme. Obligim i ynë ndaj gjeneratave të tnaishme dhe të ardhshme është të vendosim kushte adkeuate për përparim dhe zhvillim dhe përmes shembuj individual të etablojmë vlera morale, vetëm mbi të cilat është e mundur një botë më e mirë, porositi sot presideni Stevo Pendarovski gjatë promovimit të publikimit "Solidariteti - nga tejkalimi i krizave drejt zhvillimit të qëndrueshëm".
Publikimi është përgatitur nga ana e zyres së Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Shkup, përmes Institutit për demorkaci "Societas Civilis" (IDSCS).
Përmban 13 punime autoriale me temë solidaritetin dhe është përpunaur me rastin e shënimit të 60-vjetorit të tërmetit katastrofik në Shkup, me qëllim të nxitjes së diskurimit publik rerth rëndësisë së solidaritetit në qëllimet zhvillimore dhe ndërtimin e shoqërive rezistente.
Presidenti Pendarovski në fjalimin e tij sot e potencoi rëndësinë e solidaritetit, Siç ceki, vetëm në bazë të solidaritetit mund të zgjidhet çështja e problemeve klimatike, si dhe shumë sfida të tjera komplekse që e mundojnë njerëzimin.
"Para gjashtë dekadave, bota e atëhershme, tërësisht e ndarë në mënyrë ideologjike, u bashkua në mbështetjen ndaj një qyteti të rërnuar nga katastrofa e madhe natyrore, dhe e treguan në vepër rëndësinë e solidaritetit internacional dhe përshtatshmërinë e ekzistimit të Kombeve të Bashkuara dhe sistemit për mbështetje të cilin e kanë ata. Të freskëta në kujtimet tona janë edhe shembujt e fundit me tërmetet shaktërruese në Turqi dhe Siri dhe rëndësinë e solidaritetit që me atë rast bota e tregoi sërish, por, edhe shtete të shumta, organizata joqeveritare dhe individë të përgjegjshëm. Pa solidaritet shumë më vështirë di ta tejkalonim edhe pandeminë me Kovid-19, vetëm në bazë të solidaritetit mund të zgjidhet çështja e ndryshimeve klimatike, si dhe shumë sfida të tjera komplekse që e mundojnë njerëzimin", tha Pendarovski.
Në ngjarje folën Marina Valter, zëvendëse e drejtoreshës rajonale të UNDP-së për Evropë dhe Azi Qendrore, Vlladimit Deskov, bashkëautor i esesë "Ndërtimi i qytetit të solidaritetit", i cili përmendi ripërtëritjen post-tërmetit të Shkupit nga aspekti arkitektonik dhe Nenad Markoviq nga Instituti për dmeorkaci "Societas Civilis" (IDSCS), i cili i shqyrtoi temat, qëllimin dhe përgatitjen e publikimit.
Sipas Marina Valter, zëvendëse e drejtëreshës rjaonale të UNDP-së, ajo që na definon si civilizim në momente kyçe, kur e japim më të mirën nga ne, është solidariteti.
"Më vjen mirë që UNDP e kryeson procesin për shënimin e 60 viteve nga tërmeti në Shkup, me një seri ngjarjesh si kjo sot, me Presidentin e shtetit. Shkupi, qyteti i solidaritetit e din këtë më së miri. Në publikimin që e przantuam sot, përpiluar nga aktivistë, ekspertë, studentë, profesorë dhe të rinj, jo vetëm që ceket rëndësia e solidaritetit nga disa aspekte, por hapet edhe një vizion për të ardhmen, si të vazhdohet përpara", porositi Valter gjatë promovimit të publikimit.
Në suaza të ngjarjes, autorëve të publikimit iu dorëzuan mirënjohje nga ana e Armen Grigorian, prëfaqësues i përhershëm i UNDP-së në vend. ab/