• e premte, 13 dhjetor 2024

Kabineti i presidentes: Publikohen dekretet për revokimin e ambasadorëve për shkak të përfundimit të mandatit

Kabineti i presidentes: Publikohen dekretet për revokimin e ambasadorëve për shkak të përfundimit të mandatit

Shkup, 12 nëntor 2024 (MIA) - Dekretet e publikuara në Gazetën Zyrtare dhe të miratuara nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova janë pjesë e procedurës standarde ligjore që përcakton përfundimin e mandatit pas përfundimit të 4 viteve nga kërkesa në pajtim me nenin 44 të Ligjit për Punë të Jashtme, njoftoi kabineti presidencial, në lidhje me dekretet për tërheqjen e shtatë ambasadorëve.

"Pas shpalljes së dekreteve, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i njofton ambasadorët për dekretin e publikuar dhe fillon procedura për kthimin e tyre në vend", thonë nga atje.

Siç shihet nga dekretet e publikuara, bëhet fjalë për tërheqjen e ambasadorëve të Maqedonisë së Veriut në NATO, Dane Taleski, Danço Markovski nga Shqipëria, Faton Bejta nga Danimarka, Sali Limani nga Kazakistani dhe ambasadori Shaban Jashari nga Katari.

Janë tërhequr edhe ambasadorja Teuta Agai Demjaha, e cila është shefe e Misionit të përhershëm të Maqedonisë së Veriut në KB në Gjenevë dhe ambasadorja pranë Fronit të shenjtë në Vatikan, Maria Efremova.

Në pajtim me dekretet, mandati i Taleskit në Delegacionin e përhershëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut pranë NATO-s, me seli në Bruksel ndërpritet përfundimisht me 14 janarin e vitit 2025, ndërsa i ambasadorëve të tjerë përfundimisht me 30 nëntorin e këtij viti.

Dekretet hyjnë në fuqi me publikimin e tyre në Gazetën zyrtare, ndërsa do t'i ekzekutojë ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. 

Para pak kohësh në një konferencë për media shefi i diplomacisë Timço Mucunski tha se shtatë ambasadorëve të tërhequr u përfundon mandati dhe se është procedurë e rregullt për përfundimin e mandatit të ambasadorëve, sipas Ligjit për Punë të Jashtme.  Ai gjithashtu bën me dije se aktualisht është një proces konsultimi mes presidentes, kryeministrit dhe tij dhe se pret që së shpejti të fillojë procesi i emërimit të ambasadorëve të rinj. sa/

Foto: МIА Arkivi/printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR