• e premte, 13 dhjetor 2024

Kryesia e Kuvendit në takime me ish-kongresmenë nga SHBA-ja dhe me përfaqësuesit e IRI-së

Kryesia e Kuvendit në takime me ish-kongresmenë nga SHBA-ja dhe me përfaqësuesit e IRI-së

 Shkup, 12 nëntor 2024 (MIA) - Delegacioni i përbërë nga ish-kongresmenët, përfaqësuesit e shërbimit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), si dhe përfaqësuesit e Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) nga Uashingtoni dhe nga Zyra në Shkup po vizitojnë Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku sot realizuan takim me përfaqësuesit e kryesisë së Dhomës Ligjvënëse.

 Ish-kongresmenët Dejvid Skags dhe Bill Flors, si dhe përfaqësuesit e administratës së Kongresit Amerikan dhe IRI-së, kanë pasur takim të përbashkët me Kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi dhe me nënkryetarët Antonijo Milloshoski, Vesna Bendevska dhe Jovan Mitreski.

 Në takim u shkëmbyen mendimet për proceset demokratike, normat etike dhe dialogun midis deputetëve të formave të ndryshme politike në Dhomën Ligjvënëse, si dhe për përvojat e atij plani në Kongresin Amerikan.

 

Kryetari Gashi theksoi se Kuvendi ka Kod Etik që ka dalë nga procesi i “Zhan Monesë”, duke theksuar se është shumë e rëndësishme që të fillojë zbatimi i tij praktik. Ai tha se vendi ynë, ndonëse është ende demokraci e re, ka ende traditë shumë të gjatë mikpritjeje, ndaj përvojat e demokracive të zhvilluara si SHBA-ja janë të vlefshme për përparimin tonë të mëtejshëm demokratik.

Nënkryetari Milloshoski e theksoi rëndësinë e dialogut në parlamentet, duke theksuar se duhet të ketë garë midis deputetëve, por jo armiqësi, kritika, sjellje jokonstruktive, sepse interesat strategjike të vendit janë në radhë të parë. 

Në takimin me sekretaren e përgjithshme të Kuvendit, Marina Dimovska dhe zëvendëssekretarët e përgjithshëm, Nikolla Gjoshevski, Boban Stojanoski dhe Ibush Jusufi, u theksua rëndësia e trajnimit të ardhshëm për Shërbimin Parlamentar. 

 

Sekretarja e përgjithshme, Dimovska e theksoi bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme nga IRI, veçanërisht me Shërbimin, i cili, siç theksoi, është bartës i kujtesës institucionale të Kuvendit.

 Mysafirët nga SHBA-ja, nga nesër deri në fund të kësaj jave pune, do të jenë pjesë e Trajnimit për deputetë dhe për Shërbimin Parlamentar ”Forcimi i punës transparente të Kuvendit përmes zbatimit konsekuent të standardeve etike”, të organizuar nga Instituti Republikan Ndërkombëtar - IRI dhe Partneriteti për Demokraci të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së.

 Foto: Kuvendi

 

QËNDRONI TË LIDHUR