• e premte, 13 dhjetor 2024

Gjorgjevski, Tripunovski dhe Kostadinov biseduan për gjetje të zgjidhjeve të përbashkëta për problemet e qytetarëve të Strumicës

Gjorgjevski, Tripunovski dhe Kostadinov biseduan për gjetje të zgjidhjeve të përbashkëta për problemet e qytetarëve të Strumicës

Shkup, 12 nëntor 2024 (MIA) - Problemet e qytetarëve të Strumicës dhe gjetja e zgjidhjeve të përbashkëta për zgjidhjen e tyre, ishin tema të bisedës në takimin e sotëm mes kreut të BNJVL-së dhe kryetarit të komunës Kisella Vodë, Orce Gjorgjievski, ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski dhe kryetarit të komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinovski, që u mbajt në hapësirat e BNJVL-së. Në takim, siç informojnë nga Komuna Kisella Vodë, u miratuan disa konkludime, ndërsa Gjorgjievski theksoi se BNJVL është e bashkuar dhe derisa ai është kryetar, të jitha problemet do të zgjidhen në tryezë të përbashkët.

Tek unë, shtoi, nuk ekziston ndarje në asnjë bazë dhe do të jem ndërmjetës në zgjidhje të të gjitha proceseve.

"Politika duhet të qëndrojë anash, qytetarët janë prioritet", ptoencoi Gjorgjievski.

Në takim, siç tha, u dakorduan të formohet komision prej disa institucioneve shkencore për ndjekje të gjendjes faktike të digës Turia dhe shkaqeve për paraqitjen e kohëmëparshme të manganit në ujë.

Prej tani e tutje, derisa unë të jem në krye të BNJVL-së, tha, problemet do të zgjidhen në tryezë, ndërsa komunikimi mes institucioneve do të jetë në nivelin më të lartë. ab/

Foto: Komuna Kisella Vodë

 

QËNDRONI TË LIDHUR