• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mucunski: Shtatë ambasadorëve u përfundon mandati, për momentin vijojnë konsultimet dhe së shpejti do të fillojë procesi i emërimit të ambasadorëve të rinj

Mucunski: Shtatë ambasadorëve u përfundon mandati, për momentin vijojnë konsultimet dhe së shpejti do të fillojë procesi i emërimit të ambasadorëve të rinj

Shkup, 12 nëntor 2024 (MIA) - Shtatë ambasadorëve të revokuar u përfundon mandati dhe kjo është procedurë e rregullt gjatë përfundimit të mandatit të ambasadorëve, konform Ligjit për pun të jashtme. Kështu që ky nuk është kthim i pazakontë ose konsultim, por përfundim i mandatit të rregullt të ambasadorëve, deklaroi sot shefi i diplomacisë Timço Mucusnki në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në konferencën e përbashkët për shtyp me kryesuesin aktual të OSBE-së, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Maltës, Jan Borg.

"Përsa i përket emërimit të ambasadorëve dhe kryekonsujve të rinj, aktualisht është një proces konsultimi mes presidentes, kryeministrit dhe meje dhe pres që së shpejti të fillojmë procesin e emërimit të ambasadorëve të rinj, natyrisht duke pasur parasysh cilësitë dhe kualifikimet e personave që do t'i emërojmë, dhe një nga prioritetet për emërimin më të shpejtë të ambasadorit të ri është sigurisht ambasadori i ri në NATO, sepse mandati i ambasadorit Dane Taleski përfundon menjëherë pas festave të Vitit të Ri", informoij Mucunski.

Lidhur me ambasadorët Lubomir Fërçkovski në KB, Andrej Zhernovski në Bukuresht dhe Vesel Memedi në Romë, Mucunski tha se ambasadori Fërçkovski ka dhënë dorëheqje, por, kjo shtoi, nuk do të thotë se këtu kanë përfunduar proceset rreth revizionit të të brendshëm për punë financiare, sepse, tha, kjo është plotësisht çështje tjerë.

"Lidhur me ambasadorin Zhernovski dhe ambasadorin Memedi, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme në përputhje me Ligjin për Punë të Jashtme, janë duke u zhvilluar procedurat e brendshme, për të cilat do të njoftoheni kur të përfundojnë ato procedura. Formalisht dhe ligjërisht, ambasadori Memedi është ende ambasador. Formalisht dhe juridikisht, ambasadori Zhernovski nuk u bë asnjëherë ambasador ynë në Bukuresht, sepse nuk i ka dorëzuar letrat kredenciale, ndërsa Fërçkoski është ambasador në dorëheqje", sqaroi Mucunski.

За жал, како држава, од неодамнешното именување на клубот во Битола според историски докажан соработник на нацистичкиот режим, не извлековме поука. Потребни се итни измени на Законот за здруж

Me dekret të presidentes Gorana Siljanovska Davkova me dekrete janë revokuar shtatë ambasadorë nga funksioni, të cilët janë publikuar sot në Gazetën Zyrtare.

Siç shihet nga dekretet e publikuara, bëhet fjalë për tërheqjen e ambasadorëve të Maqedonisë së Veriut në NATO, Dane Taleski, Danço Markovski nga Shqipëria, Faton Bejta nga Danimarka, Sali Limani nga Kazakistani dhe ambasadori Shaban Jashari nga Katari.

Janë tërhequr edhe ambasadorja Teuta Agai Demjaha, e cila është shefe e Misionit të Përhershëm të Maqedonisë së Veriut në OKB në Gjenevë, si dhe ambasadorja në Selinë e Shenjtë në Vatikan, Maria Efremova.

Sipas dekreteve, mandati i Taleskit në Delegacionin e Përhershëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, me seli në Bruksel, përfundon më 14 janar të vitit 2025, ndërsa ambasadorëve të tjerë më 30 nëntor të këtij viti.

Dekretet hyjnë në fuqi me publikimin e tyre në Gazetën Zyrtare dhe do të ekzekutohen nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR