• e premte, 13 dhjetor 2024

Mucunski-Borxh: Përmes angazhimit të përbashkët për vlerat themelore të OSBE-së, drejt përforcimit të rezistencës dhe sigurisë

Mucunski-Borxh: Përmes angazhimit të përbashkët për vlerat themelore të OSBE-së, drejt përforcimit të rezistencës dhe sigurisë

Shkup, 12 nëntor 2024 (MIA) - Nevoja për qasje të përbashkët dhe të koordinuar në përballje me sfidat serioze me të cilat po përballet OSBE, përfshirë konfliktin në Ukrainë, çështja për financim të organizatës, zgjedhja në pozita udhëheqëse dhe stabiliteti afatgjatë i OSBE-së ishin në fokus të takimit të minsitrit të Punëve të jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe ministrit të Punëve të Jashtme dhe Punëve Evropiane dhe Tregtisë së Maltës dhe kryesuesit të OSBE-së, Ian Borxh.

Siç kumtojnë nga MPJTJ, krahas bashkëpunimit multilateral, në tkaim u shqyrtuan edhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve dhe mundësive për thellimin dhe avancimin e tyre.

Gjatë takimit të Treshes së OSBE-së, minsitri Mucunski e theksoi përkushtimin e Maqedonisë së Veriut si anëtare e Treshes i dha mbështetje për angazhimin aktiv të Maltës.

Gjithashtu, u cek angazhimi i përbashkët i Treshes së OSBE-së në mbrojtje të vlerave themelore të OSBE-së - paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit të ndërsjelltë - si bazë për stabilitetin afatgjatë në rajon dhe më gjerë.

Në fjalimin e tij para mediumeve në konferencën për shtyp pas takimit, minsitri Mucunski shfaqi shpresë se kryesimi maltez së bashku me kryeismin e ardhshëm finlandez, do t'i prëforcojë plotësisht qëllimet e OSBE-së përmes dialogut politik, mjeteve demokratike dhe sundimit të mirë.

"Në këtë kontekst, u dakorduam se OSBE-së, si organizatës më të madhe rajonale të sigurisë, në kontekstin e sotëm të ndërlikuar gjeopolitik, i nevojitet parashikim strategjik dhe rrjedhshmëri funksionale", theksoi minsitri Mucunski.

Ministri maltez i Punëve të Jashtme dhe Evropiane dhe Tregtisë dhe kryesues i OSBE-së, Ian Borxh, theksoi se mu motoja e kryesimit të tyre, përforcimi i rezistenës dhe sigurisë, fokusohet në sigurimin që OSBE-ja të mbetet organizatë funksionale dhe të ketë ndikim atje ku nevojitet më së shumti.

Lidhur me çështjen për gjendjen mes vendeve anëtare dhe nëse është zgjidhur problemi me buxhetin e OSBE-së, Borxh u prëljgigj se në rrjedhë janë diskutimet.

"OSBE është organizatë me 57 vende pjesëmarrëse. Situata është e tillë siç është me buxhetin. Ka një vend pjesëmarrës që po zhvillon agresion ushtarak kundër një vendi tjetër pjesëmarrës. Duke i pasur parasysh që të sillni vendim, ju nevojitet unanimitet, kemi diskutime rrjedhëse, negociata dhe miratim të buxhetit pritet tashmë disa vite. Kuptohet, kjo ka ndikim ndaj funksionalitetit të organizatës", tha ai.

Shtoi se një nga shkaqet për të cilat kushtoi kohë për t'i vizituar shumicës e misioneve të OSBE-së, ishte t'u falënderohet përfaqësuesve të OSBE-së dhe t'i bindë se shumica e vendeve pjesëmarrëse janë të përkushtuara në gjetjen e zgjidhjes.

Nga ministria shtojnë se pas takimit bilateraë mes ministrave Mucunski dhe Borxh, u mbajt edhe takim i Treshes së OSBE-së, me pjesëmarrje të ministrave të jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Maltës dhe Finlandës. ab/

Foto: МPJTJ

 

QËNDRONI TË LIDHUR