• e premte, 13 dhjetor 2024

Takim Gashi-Borxh: Deputetët mund të kontribuojnë për zgjidhje të sfidave me të cilat përballet PSBE-ja

Takim Gashi-Borxh: Deputetët mund të kontribuojnë për zgjidhje të sfidave me të cilat përballet PSBE-ja

Shkup, 12 nëntor 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim gashi sot realizoi tkaim me Ian Borxh, kryesues i OSBE-së, zëvendëskryetar i Qeverisë dhe ministër i Punëve të jashtme dhe Evropiane dhe Tregtisë të Maltës, në suaza të vizitës së tij të punës në vend.

Siç kumtoi shërbimi i Kuvendit për shtyp, Gashi vlerësoi se takimi paraqet edhe një vërtetim të rëndësisë që i jep kryesimi maltez me OSBE-në parlamenteve dhe diplomacisë parlamentare.

Ai theksoi se Kuvendi merr pjesë aktive në punën e Asamblesë parlamentare të OSBE-së, që luan rolin e lidhjes vitale mes pjesës qeveritare të OSBE-së dhe deputetëve të cilët drejtpërdrejtë janë të zgjehdur nga qytetarët, duke informuar se anëtarët e Delegacionit të AP të OSBE-së i kanë vëzhguar zgjehdjet në SHBA, që u mbajtën më 5 nëntor.

Gashi, mes tjerash, theksoi se vendi si nikoqir i misionit të parë të OSBE-së në terren, që akoma është aktive, Maqedonia e Veriut, bga dora e parë mund të dëshmojë për përfitimet nga prania e OSBE-së në terren. Ai foli edhe për kryesimin e vendit me OSBE-në në vitin 2023, që e vlerësoi si kulm të bashkëpunimit tonë me Organizatën.

Kryesuesi me OSBE-në, Ian Borxh, informoi për aktivitetet e kryesimit maltez me Organizatën, me ç'rast foli për përpjekjet për arritjen e konsensusit për buxhetin dhe për zgjedhje të sekretarit të prëgjithshëm, përfaqësuesit për liri të mediumeve, komisar të lartë për pakica nacionale dhe drejtor të Zyrës së OSBE-së për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut (OSBE/ODIHR).

Ai vlerlsoi se Asambleja parlamentare e OSBE-së është një prej institucioneve më të rëndësishme të Organizatës, ndërsa deputetët, me ndikimin e tyre ndaj përfaqësuesve të qeverive, mund të kotnribuojnë për shkarkim të sfidave me të cilat përballet OSBE-ja.

Ministri Borxh, gjithashtu, foli për integrimin evropian të vendit dhe theksoi se Malta çdoherë e mbështetë politikën e BE-së për zgjerim.

Shefja e Delegacionit të Asamblesë parlamentare të OSBE-së, Monika Zajkova, theksoi se kryesimi me organizatën më të madhe rajonale për siguri dhe bashkëpunim në kohë turbulente paraqet nder dhe sfidë dhe i dëshiroi ministrit Birxh prëfundim të suksesshëm të kryesimit m OSBE-në. Ajo vlerësoi se deputetët mund të luajnë rol të rëndësishëm në gjenerimin e besimit politik dhe promovimin e rolit të OSBE-së. ab/

Foto: Kuvendi

QËNDRONI TË LIDHUR