• e hënë, 23 dhjetor 2024

Micotakis për situatën në Lindjen e Mesme: Nevojitet një depërshkallëzim i menjëhershëm para se të zgjerohet konflikti

Micotakis për situatën në Lindjen e Mesme: Nevojitet një depërshkallëzim i menjëhershëm para se të zgjerohet konflikti

Athinë, 30 shtator 2024 (MIA) - Ngjarjet në Lindjen e Mesme na shqetësojnë shumë. Aspirata jonë e parë nuk mund të jetë tjetër pos depërshkallëzimi para se ky konflikt të përgjithësohet, theksoi kryeministri grek Kirjakos Micotakis në fillim të seancës së sotme të qeverisë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Micotakis vuri në dukje se "Greqia ka një politikë të jashtme parimore, është një bashkëbisedues i besueshëm, bisedon me të gjitha palët dhe mbetet një shtyllë e stabilitetit në rajonin më të gjerë".

"Gjithmonë do të luftojmë për paqen në rajon, e cila është një parakusht për stabilitet, dhe kjo është arsyeja pse ne përsëri u bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfshira për një depërshkallëzim të shpejtë për të shmangur skenarin më të keq, që do të ishte një luftë e përgjithshme në Libanin jugor", theksoi kryeministri grek.

Ai iu referua edhe grekëve që ndodhen në rajonin specifik, duke shpjeguar se në koordinim me ministritë kompetente janë në gatishmëri të plotë dhe tashmë kanë hartuar një plan evakuimi, nëse është e nevojshme, "ashtu siç jemi në konsultim me të gjithë partnerët tanë për një ofrim të mundshëm të ndihmës humanitare për Libanin". sa/

QËNDRONI TË LIDHUR