• e diel, 02 qershor 2024

Micotakis: Nismë provokuese, e paligjshme dhe e palejueshme nga presidentja e re e Maqedonisë së Veriut

Micotakis: Nismë provokuese, e paligjshme dhe e palejueshme nga presidentja e re e Maqedonisë së Veriut

Athinë, 13 maj 2024 (MIA) - Të paligjshme, të palejueshme dhe provokuese, e karakterizoi kryeministri grek Kirjakos Micotakis, vendimin e Gordana Siljanovska Davkova që ta përdorë emrin Maqedonia gjatë inaugurimit të saj dhe paralelisht i bëri thirrje presidentes së re "të kthehet në detyrimet ligjore dhe në sjelljet të cilat dalin nga roli i saj", por edhe porositi se "çdo hap i Shkupit drejt Evropës", mes tjerash, varet edhe nga përdorimi i emrit kushtetues, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në postimin e gjatë në Fejsbuk të publikuar herët në mëngjes, Micotakis përkujton në qëndrimet e Demokracisë së Re derisa ishte opozitë, thekson se Greqia nuk pranon lëshime të tilla dhe theksoi se emri, shmangia e provokimeve dhe respektimi i Marrëveshjes së Prespës janë kyçe edhe për progresin e marrëdhënieve dypalëshe dhe për perspektivën evropiane të vendit.

"Zgjedhja provokuese e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut që ta shkelë tekstin zyrtar të betimit dhe ta quajë vendin me emër të ndryshëm përfaqëson nismë të paligjshme dhe të palejueshme. Akt që e shkel Marrëveshjen e Prespës dhe vetë kushtetutën e shtetit të saj. Por edhe minimin e së ardhmes së shtetit, siç tashmë deklaruan kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe kryetari i Këshillit Evropian, Sharll Mishell", shkroi kryeministri grek.

Shtoi se Demokracia e Re si opozitë edhe votoi kundër Marrëveshjes së Prespës dhe paralajmëroi për problemet të cilat krijohen, por theksoi se tani, si Qeveri, e respektojnë "nënshkrimin grek të marrëveshjes ndërkombëtare, detyruese për vendin".

"Greqia refuzon mënyra të qeverisjes si këto me të cilat zonja Siljanovska e fillon mandatin e saj. Ajo e nxit atë t'u kthehet detyrave të saj ligjore dhe sjelljeve që dalin nga roli i saj. Ne deklarojmë kategorikisht se nuk do të pranojmë gabime të tilla të papranueshme. Dhe përsërisim se çdo përparim në marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çdo hap i Shkupit drejt Evropës, varet nga respektimi i sinqertë i asaj që është rënë dakord. Nga përdorimi i drejtë i emrit kushtetues të shtetit fqinj. Dhe, natyrisht, nga shmangia e provokimeve", ka shkruar Micotakis në Fejsbuk. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR