• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ngritet hetim kundër shtatë personave për shitje të drogës në rrugë në Shkup

Ngritet hetim kundër shtatë personave për shitje të drogës në rrugë në Shkup

Shkup, 2 qershor 2024 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike (PTHP) Shkup solli urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër shtatë personave të dyshuar për veprime të "prodhimtarisë së paautorizuar dhe lëshimit në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursore", nga neni 215 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Siç informojnë nga PTHP, dy prej tyre dyshohen për vazhdimin e kryerjes së veprës penale, ndërsa njëri për ndihmë.

"Nga dhjetori i vitit 2023, në aktivitete të koordinuara të disa njësive policore, me urdhër të prokurorit publik, janë ndërmarrë veprimet hetimore, të cilat kanë rezultuar me bastisje gjatë ditës së djeshme në disa lokacione. Në mesin e të dyshuarve, të cilët janë nga mosha 28 deri në 50 vjeç, u gjetën lëndë narkotike - kokainë, marijuanë, si dhe para që dyshohet se vinin nga shitja e drogës në rrugë", njoftuan nga PTHP. 

Prokurori publik para gjyqtarit të procedurës paraprake ka dorëzuar propozimin për caktimin e masës së paraburgimit për tre persona, si dhe propozimin e masës së kujdesit për tre të dyshuar të tjerë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR