• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gerapetritis: Greqia mbështet të drejtën ndërkombëtare dhe respekton marrëveshjen ndërkombëtare të ratifikuar, të njëjtën gjë kërkojmë edhe nga Maqedonia e Veriut

Gerapetritis: Greqia mbështet të drejtën ndërkombëtare dhe respekton marrëveshjen ndërkombëtare të ratifikuar, të njëjtën gjë kërkojmë edhe nga Maqedonia e Veriut

Athinë, 2 qershor 2024 (MIA) – Respektimi i marrëveshjeve është parim themelor i së drejtës ndërkombëtare. Greqia vazhdimisht mbështet të drejtën ndërkombëtare dhe respekton Marrëveshjen si një marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuar. Të njëjtën gjë kërkojmë edhe nga Maqedonia e Veriut, theksoi ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Gerapetritis, në një intervistë për gazetën greke "Etnikos Kiriks", e cila botohet në SHBA, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Gerapetritis tha se "deklaratat e fundit të presidentes dhe liderit të VMRO-DPMNE-së minojnë Marrëveshjen e Prespës, e cila pa përjashtim detyron të gjithë udhëheqësitë e Maqedonisë së Veriut".

"E theksuam detyrimin e Maqedonisë së Veriut për respektimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës dhe të emrit kushtetues të vendit dhe paraqitëm nevojën e zbatimit të qëndrueshëm dhe dashamirës të saj në të gjitha forumet ndërkombëtare", tha shefi i diplomacisë greke.

Gjithashtu, ai kujtoi qëndrimin e qeverisë aktuale greke, si opozitë, kur, siç tha,  "me kohë vuri në dukje problemet ligjore dhe teknike në Marrëveshjen e Prespës".

"Megjithatë, ne sqaruam se sapo kjo Marrëveshje të ratifikohet nga Parlamenti grek, ajo do ta detyrojë vendin. Një parim themelor i së drejtës ndërkombëtare është respektimi i marrëveshjeve. Greqia vazhdimisht mbështet të drejtën ndërkombëtare dhe respekton Marrëveshjen si një marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuar. Të njëjtën gjë kërkojmë edhe nga Maqedonia e Veriut", theksoi Gerapetritis. sa/

Foto: Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë

QËNDRONI TË LIDHUR