• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vrasje në Bogovinë të Tetovës

Vrasje në Bogovinë të Tetovës

Tetovë, 2 qershor 2024 (MIA) - Një 47-vjeçar është vrarë në Bogovinë të Tetovës, ndërsa sipas informacioneve fillestare nga policia, si i dyshuar është ndaluar një 50-vjeçar nga i njëjti vend. I dyshuari është arrestuar në Tetovë.

"Në ora 10:30 në rrugën "Cvetan Dimov" në Tetovë, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria M.M. (50) nga Bogovina e Tetovës, i cili drejtonte automjetin e udhëtarëve "BMV" me targa të Tetovës. Ai dyshohet se rreth orës 10:15 në një objekt hotelerie në fshatin Bogovinë, me armë zjarri ka vrarë A.J (47) nga i njëjti fshat, me të cilin paraprakisht kanë pasur mosmarrëveshje të ndërsjellë. Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme", informon SPB Tetovë.

Prokurori publik dhe zyrtarët policorë në vendngjarje janë duke kryer ekspertizë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR