• e hënë, 23 dhjetor 2024

QMK: Në 24 orët e fundit 1.993 thirrje në numrin 112, tre zjarre në ambient të hapur

QMK: Në 24 orët e fundit 1.993 thirrje në numrin 112, tre zjarre në ambient të hapur

Shkup, 2 qershor 2024 (MIA) - Në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 1.993 thirrje në numrin e vetëm për raste emergjente 112 në Qendrën për Menaxhim me Krizat (QMK) nga të cilat "reale" ishin 65,98 për qind, nërsa 34,02 për qind ishin për nevoja tjerë të qytetarëve që nuk ishin urgjente.

Siç informon QMK, për Policinë ishin 66,99 për qind, për Ndihmën e shpejtë mjekësore 28,8 për qind, ndërsa për zjarrfikësit 2.91 për qind e thirrjeve reale.

"Gjithsej ishin 682 thirrje për raste emergjente në numrin 112 të QMK-së, që është shuma totale e atyre që kanë qenë për zgjidhje të kombinuar nga thirrjet "reale" (1,29 për qind) dhe ato të emërtuara si"“telefonata jo emergjente" (34,02 për qind). Të gjithë ata i janë nënshtruar pranimit, përpunimit në QMK dhe koordinimit të drejtpërdrejtë për zgjidhjen e tyre me institucionet dhe shërbimet në Sistemin për Menaxhim me Krizat (QMK)", njoftoi QMK.

Nga atje theksojnë se në 24 orët e fundit kanë ndodhur tre zjarre në ambient të hapur, gjatë të cilave zjarrfikësit kanë intervenuar në Komunën e Shuto Orizares përgjatë rrugës "Indira Gandi" për shuarjen e vegjetacionit të ulët, në Komunën e Prilepit në afërsi të "Data Qendrës “për shuarjen e mbeturinave të djegura dhe në Komunën e Kërçovës afër fshatit Krushino, ku kanë djegur mbeturina. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR