• e martë, 02 korrik 2024

Micotakis: Kur dikush tërheq litarin, duhet të jetë gati për t'u këputur

Micotakis: Kur dikush tërheq litarin, duhet të jetë gati për t'u këputur

Athinë, 25 maj 2024 (MIA) - Porosia se "rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut kalon përgjatë Greqisë" dhe mund të mbetet e mbyllur në rast se nuk respektohet ajo që janë marrë vesh, e përsëriti kryeministri grek Kirjakos Micotakis në intervistën për gazetën "Ta nea", informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

"Kur dikush e tërheq litarin, duhet të jetë gati për t'u këputur. Dhe nëse heq dorë nga rrjedha e dakorduar, ta dijë se do të hasë në rrugë të mbyllur drejt Evropës. Rrugë e cila kalon nga Greqia dhe respektimi i të drejtës ndërkombëtare", theksoi Micotakis.

Kryeministri grek foli për "Ta nea" në një intervistë më ndryshe, më personale, duke pasur parasysh atë se gazetarja udhëtoi me të deri në qytetin Agros, ku Micotakis të enjten mbajti tubim parazgjedhor.

Micotakis foli edhe për përgatitjet për një tubim, gjegjësisht çka ndodh pas kamerave, për të gjitha temat aktuale në Greqi, për politikën e jashtme dhe marrëdhëniet me fqinjët, ndërsa "Ta nea", intervistën në ballinën e gazetës e paralajmëroi me titullin "Kur dikush tërheq litarin, duhet të jetë gati për t'u këputur", gjegjësisht me porosinë që ia dërgoi vendit tonë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR