• e mërkurë, 03 korrik 2024

Gashi - Aksinte: Maqedonia e Veriut dhe Rumania kultivojnë marrëdhënie të mira, pa çështje të hapura

Gashi - Aksinte: Maqedonia e Veriut dhe Rumania kultivojnë marrëdhënie të mira, pa çështje të hapura

Shkup, 2 korrik 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, u takua me ambasadoren e Rumanisë, Monika Aksinte, me të cilën kanë konstatuar se të dyja vendet në vazhdimësi ndërtojnë marrëdhënie të mira reciproke, të cilat pritet të rindërtohen edhe në periudhën e ardhshme.

Siç informojnë nga shërbimi i Kuvendit për shtyp, Gashi theksoi se dy vendet kanë shumë pika të përbashkëta ndër vite. Ai theksoi se Maqedonia e Veriut mund të shfrytëzojë shumë përvoja nga Rumania, pasi siç tha ai, ky vend ka kaluar në rrugën që Maqedonia e Veriut po ecën tani në realizimin e qëllimeve të saj strategjike.

Duke falënderuar Rumaninë për mbështetjen e saj, si për anëtarësimin tashmë të fituar të vendit në NATO, ashtu edhe për procesin e integrimit në BE, kryetari Gashi theksoi se për vendet që pretendojnë anëtarësimin e plotë në Union, është edhe më e rëndësishme në procesin integrues që të përvetësojnë vlerat evropiane që do të thotë zhvillim ekonomik, respektimin e të drejtave të njeriut, sundim e së drejtës...

Ambasadorja Aksinte vlerësoi se Maqedonia e Veriut dhe Rumania kanë marrëdhënie shumë të mira të ndërsjella, pa çështje të hapura dhe se bashkëpunimi do të vazhdojë në këtë frymë, si dhe mbështetje për perspektivat e vendit në BE. Ajo përshëndeti gjithashtu kontributin e vendit tonë në kuadër të NATO-s, si dhe ndihmën për Ukrainën përballë agresionit rus.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se vendi ynë ka përfunduar me sukses skriningun dypalësh në BE. Gjithashtu, arritën në përfundimin se të dy shtetet bashkëpunojnë mirë në plan shumëpalësh, për të cilin si shembuj përmendën Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë dhe Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore. rq/bsh/

Foto: Kuvendi

 

QËNDRONI TË LIDHUR