• e diel, 22 dhjetor 2024

Takimi Janev - Nikolovski: Së bashku t'i japim fund krimit dhe korrupsionit

Takimi Janev - Nikolovski: Së bashku t'i japim fund krimit dhe korrupsionit

Shkup, 2 korrik 2024 (MIA) - Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev sot (02.07.2024) ka realizuar takim pune me zëvendëskryetarin e Qeverisës dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski.

Në takim u diskutuan dhe u vunë në dukje krimet e mundshme në lidhje me Raportin e Entit Shtetëror të Revizionit lidhur me punën e Ndërmarrjes Publike "Hekurudhat e Maqedonisë - Infrastruktura" për ndërtimin e hekurudhës në drejtim të Bullgarisë dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore ( NPRRSH), ku u diskutuan pretendimet nga raporti dhe  nga ana e drejtorit u theksua se Ministria e Punëve të Brendshme do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në përputhje me kompetencat saja.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin e ardhshëm dhe raportimin e të gjitha veprave të dyshuara kriminale për t'i dhënë fund krimit dhe korrupsionit.

Ashtu siç qëndron në kumtesë, drejtori Janev theksoi se lufta kundër korrupsionit dhe krimit do të jetë e pakompromis dhe jo selektive. rq/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR