• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qeveria i shfuqizoi drejtorët ekonomikë në institucionet publike shëndetësore

Qeveria i shfuqizoi drejtorët ekonomikë në institucionet publike shëndetësore

Shkup, 2 korrik 2024 (MIA) - Sipas ndryshimeve në Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për kujdesin shëndetësor, Qeveria ka marrë vendim për shfuqizimin e drejtorëve ekonomikë në institucionet publike shëndetësore, njoftoi sot pasdite shërbimi për shtyp i qeverisë.

Siç shpjegohet në kumtesën, do të shfuqizohet ekzistimi i dy pozitave drejtuese – drejtorit organizativ dhe mjekësor, të cilat ishin të pranishme në qendrat shëndetësore me mbi 1000 punonjës, qendrat klinike universitare, klinikat universitare, spitalet klinike dhe institutet.

"Në këtë mënyrë do të shmanget dualizmi dhe përgjegjësia do të vendoset saktësisht në menaxhimin e institucioneve. Po ashtu, në këtë mënyrë realizohet edhe një premtim nga programi i Qeverisë, theksohet në kumtesën. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR