• e shtunë, 23 nëntor 2024

Qeveria emëroi drejtorë të rinj në disa institutucione shtetërore

Qeveria emëroi drejtorë të rinj në disa institutucione shtetërore

Shkup, 2 korrik 2024 (MIA) - Qeveria sot në mbledhje mori disa vendime, në mesin e të cilave vendimin për shfuqizimin e drejtorëve ekonomikë në Klinika, por edhe për emërimin e kuadrove udhëheqëse në pesë institucione shtetërore. Në pozicionin u.d. drejtor i Drejtorisë së Zonave Zhvillimore Teknologjike Industriale është emëruar Goce Dimovski, ndërsa për u.d. drejtor të i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve është emëruar Aleksandar Pandov.

Për u.d. drejtor i Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Qeveria e emëroi Sasho Klekovskin, ndërsa për u.d. drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë është emëruar Oliver Millanov. Qeveria i rekomandoi Këshillit Drejtues të NP për ekonomizim me pyjet shtetërore "Pyjet kombëtare" ta zgjedhë Zdravko Trajanovin u.d. drejtor të "Pyjeve kombëtare".

Siç bënë të ditur nga Qeveria, Dimovski është doktor i shkencave, ka doktoruar në temën "Roli i investimeve të huaja direkte në performancat e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë". Ai ka përvojë pune shumëvjeçare në institucione dhe kompani siç janë OSBE - ODIHR, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Parku Kombëtar "Mavrovë", Këshilli i Furnizimeve Publike të Maqedonisë, Ndërmarrja Publike Qarkulluese - Shkup, SHA Pellagonia Gostivar, Ministria e Financave - Projekti për përmirësimin e shërbimeve komunale (MSIP dhe MSIP2) i financuar nga Banka Botërore, CRPPP - Projekti për planifikim strategjik, hulumtim, zhvillim të studimeve dhe krijimin e pakos së projekteve për zhvillim rajonal të rajonit të Pollogut (iCARE) dhe Këshillin e Komunës Gostivar. 

Dimovski gjithashtu ka përvojë në zbatimin e projekteve investuese të financuara nga institucione të ndryshme financiare siç janë Banka Botërore, Banka Evropiane e Investimeve, Banka për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës, Banka Evropiane për Rikonstruksion dhe Zhvillim dhe Bankën Zhvillimore Gjermane KfV.

Pandov është historian në Institutin e Historisë në Universitetin Shën Cirili dhe Metodi. Ishte deputet në kuvendin e Maqedonisë nga viti 1998 deri në vitin 2002. Pandov ka përvojë pune në sektorin privat. 

Klekovski ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Shën Cirili dhe Metodi në Shkup dhe programi akademik MBA në UACS. Ai ka përvojë tridhjetëvjeçare si menaxher, analist, konsulent në sektorin publik, civil dhe privat. Ai është themelues dhe anëtar i organeve të disa organizatave të shoqërisë civile, si dhe ka bashkëpunuar me një numër të madh organizatash të shoqërisë civile, rrjete dhe platforma nga fusha të ndryshme. Bashkëkryetar i parë i Komitetit të Përbashkët Konsultativ të Shoqërisë Civile ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë nga viti 2007 deri në vitin 2010. Ligjërues në Fakultetin e Ekonomisë Afariste dhe Menaxhment të UACS për studimet MBA në lëndën Financa të Sipërmarrjes nga viti 2013 deri në vitin 2016. Në sektorin publik ka punuar në përgatitjen e disa strategjive kombëtare, si Strategjia e parë e Bashkëpunimit të Qeverisë me Sektorin Civil 2007-2011 dhe Programi i parë Shtetëror për Parandalimin dhe Çrrënjosjen e Korrupsionit 2007-2011, si për forcimin e kapaciteteve të institucioneve, siç janë Avokati i Popullit dhe Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi. Në sektorin privat, ai ka punuar në analiza strategjike, si Indeksi i Burokracisë në vitin 2020 dhe 2021 dhe si konsulent për ristrukturimin e biznesit.

Oliver Millanov, siç bëhet e ditur në kumtesën e Qeverisë, ka përfunduar Fakultetin e Stomatologjisë në Universitetin Shën Cirili dhe Metodi në Shkup. Millanov ka përvojë pune në pjesën e sigurisë së ushqimit, ndërsa vjen nga pozita u.d. udhëheqës i Sektorit për Ushqim me Origjinë Joshtazore në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë. 

Ka marrë pjesë në komisione dhe punëtori nga sfera e sigurisë së ushqimit, ndërsa ka marrë certifikata ndërkombëtare përmes pjesëmarrjes në trajnime në organizim të Bashkimit Evropian. 

Zdravko Trajanov është profesor ordinar në Fakultetin e Pylltarisë në Shkup, në drejtimin Shfrytëzimi i pyjeve, Mekanizimi në pylltari dhe të tjera, në lëndët Transporti pyjor, Hapja e pyjeve, Hyrje në ndërtimtari, Objektet në infrastrukturën e parkut, Ndikimi i aktiviteteve mbi mjedisin jetësor, Praktika feriale. Në vitin 2001, Trajanov ishte anëtar i bordit të drejtorëve të SHIK Plaçkovica – Radovish (përfaqësues i kapitalit shtetëror). Në vitin 2006 ishte këshilltar i jashtëm në NP Pyjet e Maqedonisë, si dhe ishte pjesëmarrës në grupin punues për transformimin e NP Pyjet e Maqedonisë në vitin 2013. Trajanov ka qenë këshilltar në Këshillin e Komunës së Radovishit, si dhe deputet nga viti 2020 deri në vitin 2024. Ka ndjekur trajnime të shumta dhe ka publikuar një numër të madh punimesh shkencore dhe kërkimore në fushën e pylltarisë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR