Përfundoi procedura dëshmuese në rastin për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, gjykimi vazhdon më 2 qershor me fjalë përmbyllëse
- Përfundoi procedura dëshmuese në rastin për vrasjen e të miturës Vanja Gjorçevska dhe banorit të Velesit Pançe Zhezovski, ku i akuzuari i parë është Lupço Palevski - Palço, së bashku me Bore Videvskin, Velibor Manev dhe Vlatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski. Gjykimi vazhdon më 2 qershor me fjalët përmbyllëse të Prokurorisë.
- Post By Lindita Sulejmani
- 15:56, 21 maj, 2025

Shkup, 21 maj 2025 (MIA) - Përfundoi procedura dëshmuese në rastin për vrasjen e të miturës Vanja Gjorçevska dhe banorit të Velesit Pançe Zhezovski, ku i akuzuari i parë është Lupço Palevski - Palço, së bashku me Bore Videvskin, Velibor Manev dhe Vlatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski. Gjykimi vazhdon më 2 qershor me fjalët përmbyllëse të Prokurorisë.
Në seancën e sotme në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, prova shtesë u paraqitën nga mbrojtja e të pandehurve Palevski, Videvski dhe Gjorçevski, ndërsa mbrojtja e dy të akuzuarve të tjerë Manev dhe Keshishev nuk propozoi asnjë provë në shtesën e procedurësh dëshmuese.
I akuzuari i i parë, Lupço Palevski, fillimisht kundërshtoi shpjegimin e Prokurorisë Themelore Publike në lidhje me llogaritjen e kohës. Sipas tij, koha e regjistrimeve në oborrin e Velibor Manev, të cilat më parë i kishte paraqitur Prokuroria para Gjykatës, nuk janë në kohë reale, megjithëse ato janë ekzaminuar dhe konfirmuar me ekspertizë nga MPB Forenzikë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s