• e hënë, 16 qershor 2025

Trajko Slaveski kandidat për guvernator të Bankës Popullore

Trajko Slaveski kandidat për guvernator të Bankës Popullore

Shkup, 21 maj 2025 (MIA) – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova propozoi prof. Dr. Trajko Slaveski si Guvernator për guvernator të ri të Bankës Popullore, konfirmuan sonte nga kabineti i presidentes. 

Slaveski, i cili është kryesuesi aktual i Këshillit të Qytetit të Shkupit, është profesor universiteti në Fakultetin e Ekonomisë në Shkup dhe ish-Ministër i Financave.

Presidentja propozimin e saj e ka dorëzuar tashmë në Kuvend, i cili Guvernatorin e ri të Bankës Popullore duhet ta zgjedhë në një seancë plenare me shumicë të thjeshtë.

"Gjatë marrjes së vendimit, Presidentja u udhëzuanga ekspertiza dhe kompetenca, dinjiteti dhe integriteti, si dhe nga mundësia realiste e emërimit të kandidatit. Dëshirojmë të theksojmë se përzgjedhja ishte e vështirë, duke pasur parasysh cilësinë e dëshmuar të të gjithë kandidatëve", thonë nga Kabineti i presidentes. 

Nga shërbimi për shtyp i qeverisë konfirmojnë se propozimi është dorëzuar në Kuvend. 

Siljanovska Davkova njoftoi më parë në një deklaratë për media se do propozimin do ta dorëzojë sot para se të nisej për në Itali.

"Përderisa jeni në detyrë, duhet të harroni ndikimet partiake dhe të udhëzoheni nga sfida e profesionit. Sipas Ligjit, pozicioni është i papajtueshëm me anëtarësimin në parti. Kishim një guvernator të shkëlqyer, Petar Goshev, i cili ishte kryetar i një partie, kështu që nuk kishte problem”, tha presidentja në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve se a kishte kujdes gjatë zgjedhjes së ligjit duke pasur parasysh se disa nga kandidatët kanë lidhje me partitë.

Profesori në Fakultetin Ekonomik në Shkup, Trajko Slaveski, ishte ndër tre kandidatët më seriozë të përmendur, së bashku me guvernatoren aktuale Anita Angelovska-Bezhoska dhe ish-ministrin e Financave Zoran Stavreski.

Mandati i Angelovska-Bezhoskës skadon nesër.

Angelovska-Bezhoska mori detyrën më 22 maj 2018.

Pozitën e guvernatorit të bankës qendrore para Angelovska Bezhovska e ka kryer Dimitar Bogov (2011-2018), ndërsa më parë Petar Goshev (2004-2011), Lube Tërpeski (1997-2004) dhe Borko Stanoevski (1986-1997). ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR