• e hënë, 16 qershor 2025

NP Higjiena komunale: Visar Ganiu po përhap lajme të rreme në përpjekje për të mbuluar paaftësinë e tij

NP Higjiena komunale: Visar Ganiu po përhap lajme të rreme në përpjekje për të mbuluar paaftësinë e tij

Shkup, 21 maj 2025 

Visar Ganiu, i cili si kryetar i Komunës së Çairit nuk ka realizuar asgjë për çairasit, përsëri po përhap lajme të rreme në përpjekje për të mbuluar paaftësinë e tij.

Dje, pasi Ganiu u kap me kamion privat për të bërë deponi në bulevarde, pas së cilës akuzon vazhdimisht NP Higjiena Komunale për veprime të paligjshme, automjeti është konfiskuar nga Ministria e Punëve te Brendshme.

Ganiu gënjen kur thotë se kamionët e NP Higjiena Komunale nuk e kanë ngritur mbeturinën nga kontejneri, ndërsa fsheh se me urdhër të tij, në aksionin për hedhjen e mbeturinave të mëdha dhe ndërtimore, kontejnerët mbushen me mbetje ndërtimore, që nuk janë përgjegjësi e Higjienës Komunale, por përgjegjësi e tij.

E paralajmërojmë Ganiun se mbeturinat ndërtimore dhe ato të mëdha nuk guxojnë të hidhen në kontejnerët e Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale, dhe të njëjtat duhet t’i menaxhojë me burimet e tij, e jo në vendet e përcaktuara për mbeturina komunale nga amvisëritë. Duam t’i rikujtojmë Ganiut se hedhja e mbeturinave të papërshtatshme në kontejnerë është e ndaluar sipas dispozitave ligjore për menaxhimin e mbeturinave, ndërsa mbeturinat ndërtimore hyjnë në kategorinë e mbeturinave speciale për të cilat parashihet mënyrë e veçantë për mbledhje dhe deponim.

Edhe një herë publikisht e pyesim kryetarin e komunës së Çairit, Visar Ganiu – ku i hedh mbeturinat që i mbledh? Meqenëse nuk i deponon në Drisla, a është Ganiu duke krijuar deponi ilegale me ato mbeturina, duke i helmuar qytetarët e Shkupit?


Drejtor i Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale

Sabahadin Rustemi

________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR