• e hënë, 16 qershor 2025

Bastisje në Shkup, privohen nga liria katër persona- anëtarë të grupit kriminal, të dyshuar për vrasje

Bastisje në Shkup, privohen nga liria katër persona- anëtarë të grupit kriminal, të dyshuar për vrasje

Shkup, 21 maj 2025 (MIA) - Bazuar në provat e siguruara gjatë procedurës hetimore që po zhvillohet kundër anëtarëve të grupit kriminal, në lëndën me emrin e koduar "Bunker", nën drejtimin e prokurorit të lëndës së PTHP NKOK, sot gjatë orëve të mëngjesit, nëpunësit policorë të Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda pranë MPB-së kryen bastisje në pesë lokalitete në Shkup. Gjatë bastisjeve katër persona janë arrestuar, ndërsa në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve është gjetur një sasi e madhe marihuane, që do të jetë lëndë e ekspertizës.

MPB kumtoi se për katër të arrestuarit ekziston dyshimi i arsyetuar se kanë kryer veprën penale  “bashkim kriminal” dhe veprën penale “vrasje”, ndërsa njëri nga të dyshuarit ka kryer edhe veprën penale  “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Sipas provave të siguruara, gjatë vitit 2023, të dyshuarit janë bënë anëtarë të një grupi që ka vepruar një periudhë më të gjatë kohore dhe ka pasur për qëllim kryerjen e veprave penale vrasje nga hakmarrja dhe vrasje me porosi për ç’vrasje është përshkruar dënimi me burg prej të paktën 10 vjetë ose burgim të përjetshëm dhe vepra të tjera penale.

"Ata duke pranuar vendimet dhe udhëzimet e organizatorëve të grupit kriminal, në vazhdimësi kanë ndërmarrë veprime për sigurimin e kushteve, heqjen e pengesave dhe vënien e mjeteve në dispozicion për ekzekutimin e porosive për privimin nga jeta të personave. Kështu, tre nga të dyshuarit gjatë muajit korrik të vitit 2023, në territorin maqedonas dhe grek, të nxitur dhe me porosi nga i dyshuari i mëparshëm- organizator i grupit, kanë ndërmarrë veprime të shqyrtimit të vendndodhjes së të dëmtuarit dhe të sigurimit të mjeteve për kryerjen e veprës penale, me ç’rast në Greqi u privua nga jeta pjesëtari i grupit të organizuar kriminal kundërshtar. Në maj të vitit 2024, përpara një objekti në të ashtuquajturën rruga e plastikave, dy të dyshuar kryen vrasjen e një personi, ndërsa para largimit nga vendi i ngjarjes kanë qëlluar në një automjet që ishte parkuar aty pranë, me ç’rast kanë plagosur persona të tjerë, njëri prej të cilëve ndërroi jetë", sqarojnë në kumtesën e MPB. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR