Publiku do të ketë në mbikëqyrje çdo cent që do të shpenzohet nga marrëveshja strategjike me Mbretërinë e Bashkuar, siguron kryeministri Mickoski
- – Publiku i Maqedonisë do të mbikëqyrë çdo cent që do të shpenzohet nga marrëveshja strategjike me Mbretërinë e Bashkuar, thotë kryeministri Hristian Mickoski, lidhur me akuzat e opozitës për jotransparencë, duke theksuar se nuk ka nevojë për shpërndarje të puplave në temë e cila nuk ekziston dhe “se nuk do të ketë miratim të vendimeve me procedurë të shkurtër me flamuj evropianë dhe me dokumente të klasifikuara rreptësisht konfidenciale".
- Post By Fitore Curri
- 15:56, 21 maj, 2025

Shkup, 21 maj 2025 (MIA) – Publiku i Maqedonisë do të mbikëqyrë çdo cent që do të shpenzohet nga marrëveshja strategjike me Mbretërinë e Bashkuar, thotë kryeministri Hristian Mickoski, lidhur me akuzat e opozitës për jotransparencë, duke theksuar se nuk ka nevojë për shpërndarje të puplave në temë e cila nuk ekziston dhe “se nuk do të ketë miratim të vendimeve me procedurë të shkurtër me flamuj evropianë dhe me dokumente të klasifikuara rreptësisht konfidenciale".
Mickoski theksoi se nuk do të fshehët asnjë informacion nga marrëveshja dhe se gjithçka do të jetë publike dhe transparente.
“Ne në Parlament nuk do të miratojmë asnjë ligj në mënyrë të fshehtë, duke keqpërdorur flamurin evropian, siç bënë ata. Ne nuk do të klasifikojmë dokumentet. Përkundrazi, publikut maqedonas do t’i bëhet e qartë se çfarë do të nënshkruajmë, në çfarë kushtesh, cilat janë çmimet me të cilat do të ndërtohet, cilët janë kompanitë që do ta ndërtojnë të gjithën. Nuk kemi ndërmend të fshehim as edhe një milimetër informacion që u nevojitet qytetarëve”, tha kryeministri Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës në ISHP KU e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup.
Mund t’i kuptoj, por nuk mund t’i arsyetoj, tha Mickoski, duke theksuar se shqetësimi i tyre është ai që, siç tha, “shohin se në Maqedoni ndërtohet, dhe se përsëri ekonomia po lëviz” dhe se ata “për fat të keq, si strukturë politike shtatë vjet patën mundësi që të tregojnë performanca, por ishin inferiorë në ata të cilët luanin futboll dhe basketboll në kabinete në vend që të punojnë”.
“Së pari, as nuk është karakteri im, e as që kam për qëllim të fsheh diçka nga qytetarët maqedonas, por gjithmonë jam i gatshëm të dal të përballem dhe absolutisht të gjithë atë që personalisht e punoj dhe bashkëpunëtorët e mi është në interes të qytetarëve maqedonas”, deklaroi Mickoski.
I pyetur nëse ajo nënkupton se i mohon informacionet për emigrantë dhe azilkërkues, Mickoski, tha se “përsëri nuk ka nevojë të shpërndajmë pupla në temë e cila nuk ekziston”.
“Ne mund të shpikim tema. Nëse nuk kemi dhe të shpikim një temë tani, se është errësirë jashtë, por shohim se është ditë... Nuk kemi nevojë për mediat britanike... Pra, a nuk mjafton deklarata e ambasadorit britanik? Kurrfarë kampesh, kurrfarë emigrantë. A nuk mjafton kjo? Është njësoj si të thuash tani se si do ta komentoje situatën jashtë se është errësirë, por ne shohim se është ditë... kjo është e njëjta gjë që do ta shprehja brenda kornizës së asaj satire”, deklaroi Mickoski. fc/
Foto: MIA