• e hënë, 16 qershor 2025

Tripunovski: Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave kemi një rritje serioze në grumbullimin dhe plasmanin e produkteve bujqësore

Tripunovski: Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave kemi një rritje serioze në grumbullimin dhe plasmanin e produkteve bujqësore

Shkup, 21 maj 2025

“Enti Shtetëror i Statistikave ditët e fundit publikoi të dhëna që krahasojnë tremujorin e parë të vitit 2024 me tremujorin e parë të vitit 2025. Shifrat tregojnë se kemi një rritje serioze në pjesën e grumbullimit dhe plasmanit të produkteve bujqësore”, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski nga komuna e Bosillovës.

“Në sektorin e perimeve rritja është deri në 50% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024. Kjo do të thotë se si Qeveri, si Ministri, jemi duke lëvizur në drejtimin e duhur për të rritur prodhimin dhe hyrjen e valutës në shtet”, sqaroi ministri.

Ministri theksoi se edhe në sektorët e tjerë ka rritje në pjesën e grumbullimit dhe plasmanit të produkteve bujqësore.

“Kjo është një tregues i mirë, një indikator pozitiv se ajo që kemi punuar gjatë 10-11 muajve të fundit si Qeveri e udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski, po jep vërtet rezultate pozitive”, theksoi ministri Tripunovski.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave

__________________________________________________________

МIА këto tekste i publikon në formë integrale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.
 
 Foto: MBPE

QËNDRONI TË LIDHUR