• e shtunë, 29 qershor 2024
MIA Flesh

12:00/19 qershor/2024

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi e caktoi mbledhjen për zgjedhje të Qeverisë së re, të shtunën në orën 11:00. Mandatari dhe lider i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, dje në shtëpinë ligjvënëse e parashtroi propozimin për përbërje të qeverisë dhe programin për punën e saj. Rregullorja e Kuvendit parasheh mbledhja për zgjedhje të Qeverisë të zgjasë më së shumti dy ditë. Mandatari e arsyeton programin dhe propozimin për përbërje të Qeverisë, pas çka në Kuvend zhvillohet vetëm një debat.

Shkup - Enti shtetëror për revizion (ESHR) e ka publikuar raportin revizor  përfundimtar të Fondit për sigurim shëndetësor (FSHSH). Ndër të tjera, u tregua në dobësi në funksionimin e sistemit IT të Fodnit për shkak të disa arsyeve, ndërsa ka pasur dobësi dhe parregullsi edhe kur është në pyetje procedura për dërgim për mjekim jashtë vendit.

Shkup - Prokuroria themelore publike Shkup ka marrë urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër pesë personave, të cilët dyshiohen se dje, para Qendrës emergjente poranë kompleksit të klinikave "Nëna Terezë", të dyshuarit në grupin e kanë rrezikuar sigurinë dhe kanë kryer dhunë të ashpër ndaj një personi, infromojnë nga PTHRMV. Policia dje informoi se ka arrestuar dhjetë persona, ems të cilëve tre minorenë, për shkak të rrahjes mes raporteve të prishura ndërfqinjësore, e cila është shkaktuar në rajonin e Karposhit, e pastaj ka vazhduar edhe në Qendrën urgjente në Kompleksin e klinikave "Nëna Terezë".

Shkup - Raporti për tendencat globale të zhvendosjes së detyrueshme në botë, për 12-të vite radhazi, tregon se ky numër po rritet. Deri në dhjetor të vitit 2023, shtetet deklaruan se më shumë se 117 milionë persona janë zhvendosur në mënyrë të detyrueshme. Kjo do të thotë se 1,5 për qind e njerëzimit është i detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre si rezultat i shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut, deklaroi për MIA-n Gabriel Gualano de Godoj, përfaqësues i Komisionerit të Lartë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara - UNHCR.

Shkup - Askush të mos përzihet në pushtetin gjyqësor, porositën sot anëtarët e rinj të Këshillit gjyqësor Isamedin Limani dhe Aleksandar Kambovski, të cilët dhanë dekalrata solemne para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi. Limani dhe Kambovski nuk u përgjigjën se çka mendojnë për propozimin për shpërndarje të Këshillit gjyqësor. "Çdoherë kam besuar në pavarësi, në transparencë, llogaridhënie, përgjegjësi, luftë kundër korrupsionit. Shpresoj se këto bindje të mija do të trajtohen në këshill", deklaroi Kambovski.

Shkup - Për shkak të vapës së paralajmëruar, Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit informon se ka përgatitur plan aksioni që përfshin aktivitete në terren, në drejtim të përballjes me valët e të nxehtit. "Në pajtim me përvojat nga vitet e kaluara, ekipe mobile të prëbëra nga mjekë apo paramedikë do të patrullojnë në qytetin e Shkupit, do të distribuohet ujë, fletushka me këshilla, do të matet tensioni i qytetarëve të cilët do të ankohen për vështirësi, ndërsa për rastet më të rënda, do të sigurohet edhe transport deri në entin më të afërt mjekësor apo deri në shtëpinë e personit", ceket në kumtesë.

Shkup - Një ari është mbytur pasi mëngjesin e sotëm e ka goditur një makinë në aksin rrugor Gostivar-Ohër, ndërsa nuk ka persona  të lënduar. Sipas raportimit në numrin e vetëm të emergjencës 112, aksidenti i trafikut ka ndodhur në ora 05:37 në gurthyesin e dytë në rrugën Gostivar - Ohër.

Shkup - Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 102 sanksione, prej të cilave 14 gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, dy gjoba për kundërvajtje të shoferëve të motoçikletave, nëntë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, bëri të ditur MPB-ja. Janë shqiptuar edhe 10 gjoba për mospërdorimin e rripit të sigurisë, dy sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe)…Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Tiranë - Në Shqipëri është regjistruar viktima e parë nga temperaturat e larta, të cilat në vende të caktuara arrijnë 40 gradë. Sipas mediave bëhet fjalë për një plak 80-vjeçar, i cili dje pasdite është gjetur pa shenja për jetën në rrugën magjistrale Roskovec-Berat. Ndërkohë në vend po rritet numri i zjarreve. Momentalisht zjarre me përmasa të mëdha ka mbi fshatin Mashkullorë, në qytetin jugor Gjirokastër.

Athinë - Deklaratat e liderit të VMRO-DPMNE-së dhe mandatar për përbërje të qeverisë së re, Hristian Mickoski lidhur me emrin, propozimin e parashtruar për përbërje të re qeveritare, si dhe votimin në Kuvend gjatë fundjavës, janë në fokus të edicioneve onaljn të mediumeve greke, të cilat kryesisht i transmetojnë tekstet e agjencisë shtetërore ANA-MPA, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Beograd - I dërguari special i BE-së për dialog mes Prishtinës dhe Beogradit, Mirosllav Jajçak sot ka komunikuar se gjatë vizitës në Kosovë ka biseduar me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare për situatën në terren. "I çmoj brifingjet e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë për situatën në terren dhe vlerësimi i tyre për muajt e ardhshëm", publikoi Lajçak në rrjetin social X. Lajçak nuk ka biseduar me kryeministrin Albin Kurti.

Bruksel - Pritet që Bashkimi Evropian sot t'ua tërheq vërejtjen pothuajse 10 qeverive përfshirë edhe Francën dhe Italinë, për shkak të shpenzimeve të tyre të mëdha pasi që rregullat e reja buxhetore kanë hyrë në fuqi këtë vit.. Kjo do të jetë hera e parë që Brukseli ua tërheq vërejtjen pasi që BE-ja i suspendoi rregullat pas pandemisë e Kovidit në vitin 2020 dhe krizën energjetike të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, sepse shtetet i kanë mbështetur bizneset dhe amvisëritë me para publike.

Moskë - Nëndetëset me energji bërthamore të Flotës Veriore të Rusisë lëshuan raketa lundrimi në caqet e detit si pjesë e stërvitjeve në Detin Barents, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve, duke cituar deklaratën e flotës. "Raketat e lundrimit në nëndetëset bërthamore... Flotat veriore qëllojnë caqet detare në detin Barents", njoftuan mediat ruse. Nëndetëset me energji bërthamore Severodvinsk dhe Orel lëshuan raketa lundrimi "Kalibër" dhe "Granit" në një distancë prej rreth 170 kilometrash në objektiv, duke simuluar ndarjen e anijeve desante të armikut.

Phenian - Presidenti rus Vladimir Putini në fillim të bisedimeve të tij me liderin e Koresë së Veriut Kim Xhong-un në Phenian tha se dy vendet do të nënshkruajnë, siç tha, dokumentin "fundamental" e cila do të shënojë rrjedhën e marrëdhënieve midis Moskës dhe Phenianit, njoftuan agjencitë. "Është përgatitur një dokument që do të formojë bazën e marrëdhënieve tona në dekadat e ardhshme, tha lideri rus, duke vënë në dukje se Rusia dhe Koreja e Veriut kanë bërë "progres të madh" në forcimin e lidhjeve dypalëshe si rezultat i vizitës së liderit të Koresë së Veriut në Rusia vitin e kaluar.

Lajpcig - Seleksionuesi i reprezentacionit portugez në futboll, Roberto Martinez është i kënaqur nga loja e të zgjedhurve të tij në ndeshjen kundër Çekisë në xhiron e parë të EURO2024. Portugezët mbrëmë në Lajpcig fituan me 2:1, pasi që çekët të parët kaluan në epërsi. "Sot nuk ishte lojë për t'u vlerësuar taktika, teknika apo gjendja fizike e ekipit. Fotuam sot sepse treguam qëndrueshmëri, vullnet dhe besim. Për herë të parë fituam me vullnet të fuqishëm, duke treguar karakter të jashtëzakonshëm", deklaroi Martinez.

 

QËNDRONI TË LIDHUR