• e enjte, 27 qershor 2024
MIA FLESH

12:00 / 27 qershor / 2024 

Shkup - Koncepti i cili nuk jep rezultate, është i nevojshëm të ndryshohet, Aspekte të caktuara të Konceptimit për arsimin fillor do të pësojnë ndryshime, sepse se as mësimdhënësit, e as nxënësit dhe prindërit nuk janë të kënaqur me implementimin dhe efektet e arritura, Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska në takim me drejtorin e Byrosë për Zhvillim e Arsimit, Abdulfeta Fetai, në të cilën u diskutua për gjendjet aktuale në arsim dhe përpjekjet për përmirësimin e tij, në interes të krijimit të gjeneratave kualitative të nxënësve.

Shkup - Janë vërshur shtëpi, rrugë, ka pasur raportime edhe për ndërprerje të energjisë elektrike, pas stuhisë së djeshme që i kaploi rajonin e Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës. Në numrin e vetëm të thirrjeve për raste urgjente 112 në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK), ishin raportuar, ndërsa edhe më tutje raportohen, sipërfaqe të vërshuara, oborre, bodrume, shtëpi, objekte, drunj të rënë, shtylla elektrike, çati të dëmtuara, ulluqe, automobilë dhe të ngjashme.

Shkup - Më së shumti shi në 24 orët e fundit ka rënë në Kriva Pallankë - 66 litra për metër katror, ​​pastaj në Tetovë - 52, Shkup, afër Petrovecit - 18 dhe Shtip dhe Vinicë nga shtatë litra për metër katror, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Nga DPHM, theksojnë se vlerat e dhëna për sasinë e reshjeve maten në vendet për matjen e shiut të DPHM-së, por për shkak të lokalitetit të proceseve, sasia e sedimentit ujor që ka rënë ndryshon shumë dhe në vende të ndryshme mund të jetë shumë më i lartë se ai i matur.

Shkup - Pas audicionit të mbajtur, Radio Televizioni i Maqedonisë, ka zgjedhur Ana Vançevskën dhe Aleksej Ivanovskin për përfaqësues të Republikës së Maqedonisë së Veriut për këtë vit në "eurovisionin për juniorë". Gara muzikore do të mbahet më 16 nëntor në Madrid, Spanjë, informojnë sot nga RTM-ja.

Hagë - Gjykata Penale Ndërkombëtare sot dënoi liderin e një grupi që ka lidhje me organizatën Al Kaeda për persekutim fetar dhe torturim të të burgosurve në Mali në vitin 2012 dhe 2013, kur ai ishte kreu i policisë islamike në qytetin Timbuktu. Al Hasan Ag Abdul Aziz Ag Mohamad Ag Mahmud pritet që të përballet me burg të përjetshëm.

Athinë - Një bombë molotov është hedhur para shtëpisë së kryetares së Gjykatës Supreme të Greqisë, pas çka një polic është lënduar dhe dërguar në spital me lëndime në fytyrë dhe dorë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Bruksel - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, e dënoi ushtrinë boliviane që tentoi të rrëzojë presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike të vendit. "Unë dënoj fuqishëm përpjekjen për të rrëzuar qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Bolivisë," ka shkruar Fon der Lajen në X

Gjenevë - Zëvendësdrejtori ekzekutiv i UNICEF-it, Ted Çajban, informoi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se “trupat e mijëra fëmijëve të zhdukur kanë ngecur nën rrënojat e Gazës”. Çajban po fliste në takimin e posaçëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guteresh për dhunën ndaj fëmijëve në konfliktet e armatosura.

Pekin - Qeveria kineze ka ndarë ndihmë urgjente në vlerë prej 316 milionë dollarë për autoritetet e qytetit për t'u përballur me pasojat nga përmbytjet vdekjeprurëse në vend. Mjetet janë për të mbështetur operacionet e shpëtimit, për raste urgjente dhe planifikimin për përballjen e dëmeve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë rënë për gati dy jav

Tel Aviv - Ministria izraelite e Shëndetësisë kumtoi se katër persona kanë vdekur si pasojë e etheve të Nilit Perëndimor, kurse dyshohet se ato janë shkaktar edhe i një vdekjeje tjetër. Sipas Tajms of Izrael, 48 persona janë infektuar me ethet e Nilit Perëndimor, nga të cilët 36 janë shtruar në spital dhe pesë janë në respiratorë. Rreth 80 përqind e të infektuarve nuk kanë simptoma, ndërsa rreth 20 përqind do të shfaqin një sërë simptomash, duke përfshirë ethe, lodhje, dhimbje koke ose dhimbje trupi.

Tel Aviv - Armata izraelite (IDF) sot ka sulmuar militantët e Hamasit të cilët kanë qenë në kompleksin e shkollës në Kan Junis e cila shërbente si qendër komanduese e grupit. "Aeroplanët luftarakë të forcave ajrore izraelite të operuara nga Komanda jugore, kanë sulmuar terroristët të cilët janë të vendosur në kompleksin shkollor "Al Hasana" në zonën e Kan Junisit. Terroristët e Hamasit planifikuan, drejtuan dhe kryen operacione të shumta terroriste përderisa ishin në shkollë", thuhet në kumtesën e IDF-së.

Kiev - Forcat Ajrore të Ukrainës kumtuan se kanë rrëzuar të gjithë 23 dronët dhe pesë nga gjashtë projektilat e lëshuara në Ukrainë nga Rusia gjatë natës. Guvernatori rajonal i rajonit Hmelnici të Ukrainës, Sergij Tjurin, deklaroi se sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan nëntë objekte ajrore mbi rajonin e tij.

Sukre - Tentativa për grusht shtet ushtarak në Bolivi përfundoi me arrestimin e organizatorit të saj, gjeneralit Huan Hoze Zuniga, ndërsa njësitë ushtarake që ai dërgoi kundër pallatit presidencial në kryeqytetin La Paz u tërhoqën nga sheshi qendror Murillo. Presidenti i vendit të Amerikës së Jugut, Luis Arse, dënoi "përpjekjen për grusht shtet" dhe bëri thirrje për mbështetje ndërkombëtare.

Jerusalem - Ministri izraelit i Mbrojtjes Joav Galant, gjatë vizitës së tij në kryeqytetin amerikan Uashington, paralajmëroi se armata izraelite është e aftë "ta kthejë Libanin prapa në epokën e gurit" në luftë eventuale me grupin libanez shiit Hezbollah. Megjithatë, ai në mënyrë eksplicite theksoi se qeveria e tij preferon zgjidhje diplomatike të tensioneve në kufirin izraelit - libanez.

Galzenkirhen - Sulmuesi i përfaqësueses së Portugalisë, Kristiano Ronaldo, për herë të parë në karrierë nuk ka shënuar gol në fazën e grupeve në një turne madhor. Portugezi 39-vjeçar nuk arriti të shënonte gol në asnjë nga tri ndeshjet e tij në Grupin F në Kampionatin Evropian 2024.

Tiranë - Fehmi Daku, babai i futbollistit të Shqipërisë, Mirlind Daku ka folur për skandalin e djalit të tij në Euro 2024. "Djali im tashmë është kthyer në shtëpi. Mirlindi është mirë, por nuk ndjehet mirë nga situata. I thashë mos ta bëjë këtë më asnjëherë. Ai do të pushojë për disa ditë, ndërsa më pas do të shkojë në Rusi. Kam dëgjuar se klubi i tij Rubin Kazan do ta ndëshkojë Mirlindin për veprimet e tij në kampionatin evropian - ky vendim i klubit duhet të respektohet. Ai nuk do të ketë probleme me bashkëlojtarët nga Serbia, ata do të jetojnë në paqe", deklaroi Fehmi Daku për "Sport24".

QËNDRONI TË LIDHUR