• e enjte, 27 qershor 2024
MIA Flesh

12:00/26 qershor/2024

Shkup- Qytetarët e vendit kanë besimin më të madh te Hristijan Mickoski, më shumë se gjysma presin që qeveria e re të jetë më e mirë se ajo e mëparshme, një e treta kanë mendim pozitiv për përbërjen e Qeverisë së re, ndërsa nëse do të kishte zgjedhje numrin më të madh të votave do të fitonte VMRO- DPMNE, tregon anketa e Institutit për Hulumtime Politike (IPIS) e kryer përmes telefonit me mostrëen e 1089 të anketuarve të rritur në periudhën 18-21 qershor 2024.

Shkup- Sindikata e policisë në Maqedoni sot deri te PTHP Shkup ka dorëzuar kallëzim penal kundër personave O.S., në momentin e kryerjes së veprës penale ministër i Punëve të Brendshme dhe D.Ç kryetare aktuale e Komisionit shtetëror për vendimmarrje në procedurën administrative dhe procedurat e punësimit në shkallë të dytë, për shkak të dyshimit të kryerjes së dy veprave penale “shkelje e së drejtës së marrëdhënies së punës” dhe “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

Shkup- Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza (QMK) Stojançe Angelov mbajti takimin koordinues me temën “Kërcënim i jetës dhe shëndetit të njerëzve nga prania e shtuar e gjarpërinjve në zonat urbane”, në të cilin morën pjesë përfaqësues nga Ministria për Punë të Brendshme dhe nga Kopshti Zoologjik i Shkupit. Angelov në takimin ka theksuar se për rritjen e numrit të raportimeve për gjarpërinjtë në vend është e nevojshme që strukturat shtetërore që janë në kontakt me këtë temë të reagojnë në mënyrë adekuate parandaluese.

Bruksel-  NATO zyrtarisht e emëroi kryeministrin holandez në largim Mark Rute për shef të ri të Aleancës, pasi ambasadorët e të gjitha 32 vendeve anëtare e miratuan emërimin e tij. “Këshilli Veriatlantik ka vendosur të emërojë kryeministrin holandez Mark Rute si Sekretarë të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s, duke pasuar Jens Stoltenberg”, thuhet në kumtesën e Aleancës.

Moskë- Vullkani Karimski në Kamçatka në Lindjen e Largët ruse sot hodhi hi në lartësi deri pesë kilometra, ndërsa hiri mund të mbulojë vendbanime, njoftoi Ministria për Situata të Jashtëzakonshme të Rusisë.  Në kumtesë bëhet e ditur se hiri përhapet në drejtim të vendbanimeve në veriperëndim dhe se është rrezikuar rezervati natyror Kronotski.

Najrobi- Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dje në protestat në Kenia, deklaroi një zyrtar nga Shoqata e mjekëve të atij shteti, pasi protestat kundër rritjes së taksave u kthyen në dhunë, ndërsa policia hapi zjarr. "Deri tani kemi të paktën 13 persona që kanë humbur jetën, por ky nuk është numri përfundimtar", deklaroi sot Sajmon Kigondu, kryetar i Shoqatës së mjekëve të Kenias.

Jerusalem - Një grup izraelitë të shquar, mes të cilëve dhe ish kryeministri Ehud  Barak, i kanë bërë thirrje Uashingtonit që të tërheqë ftesën e tij drejtuar kryeministrit aktual izraelit Benjamin Netanjahu për t'iu drejtuar Kongresit Amerikan më 24 korrik. Në një artikull të publikuar në pjesën e mendimeve të Nju Jork Tajms, ata e quajtën ftesën "gabim të tmerrshëm", duke paralajmëruar se fjalimi i Netanjahut "nuk do të përfaqësojë shtetin e Izraelit dhe qytetarët e tij, por do të jetë një shpërblim për sjelljen e tij skandaloze dhe shkatërruese" drejt vendit të tyre.

Gelzenkirhen- Përzgjedhësi i përfaqësueses së futbollit të Gjeorgjisë Vili Sanjoll e ndau mendimin e tij për sulmuesin portugez Kristiano Ronaldo. Francezi luajti kundër portugezit në Kampionatin Botëror në Gjermani në vitin 2006.  "Nuk e di nëse kjo më bën mua më të vjetër apo atë. Në vitin 2006, ai ishte ende shumë i ri, megjithëse tashmë kishte një sërë cilësish interesante. E mbaj mend si lojtar që sa herë që merrte topin donte të krijojë diçka. Po flasim për një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit - në të njëjtin nivel me Pelen, Maradonën, Zidanin. Dallimi është se ai ka arritur majat e futbollit, por ende po luan dhe tregon rezultate", deklaroi Sanjol për "Telegraf".

Dortmund- Sulmuesi i përfaqësueses franceze Kilian Mbape e quajti futbollistin polak Robert Levandovski "bir bushtre" gjatë ndeshjes së djeshme të Euro 2024 kundër Polonisë (1:1), njoftoi "RMC Sport". Levandovski në minutën e 88-të të ndeshjes e ka prekur fytyrën e Mbapes, me çka rastësisht e ka prekur edhe hundën e tij të thyer. Pas kësaj, francezi 25-vjeçar e nxori maskën mbrojtëse dhe e sinjalizoi gjykatësin për kundërvajtjen. Gazetarët nga buzët e tij i lexuan fjalët "Bir bushtre".

 

QËNDRONI TË LIDHUR