• e mërkurë, 26 qershor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 25 qershor/ 2024

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Kosovës, Florian Qehaja, kumton kabineti i saj. Në takim u shkëmbyen mendime për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal dhe është përshëndetur dialogu i hapur dhe konstruktiv për çështje me interes të përbashkët dhe më gjerë.

Shkup - Kuvendi sot ka dorëzuar për procedim të mëtutjeshëm propozimin për ndryshime në Ligjin për energjetikë, qëllimi i të cilit është ulje e çmimit të energjisë elektrike nga 1 korriku. Për ligjin do të diskutojnë Komisioni amë për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike i cili do të mblidhet në orën 17:30, ndërsa më pas edhe Komisioni ligjdhënës juridik. Nënkryetarja e Kuvendit Vesna Bendevska tha se vazhdimi i seancës së tetë parlamentare në të cilin duhet të miratohet ligji do të caktohet shtesë.

Shkup - Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski sot ka mbajtur takim me përfaqësuesit e Alkazar enerxhi për investime në energjetikë në vlerë prej 450 milionë euro për pavarësim të plotë energjetikë. "Rrymë për 100.000 amvisëri, 55 turbina të erës të cilat do të kenë kapacitet të prodhojnë një teravatë energji elektrike, 630 punësime të reja, investimi më i madh në segmentin e parkut me erë. Investime për standarde më të mirë të jetesës", publikoi Qeveria në profilin e saj në Fejsbuk.

Shkup - Parku i erës me 55 mullinj të erës të cilët do të prodhojnë një teravat orë energji elektrike do të ndërtohet mes Karbincit, Shtipit dhe Radovishit. Ndërtimi pritet të fillojë në gjysmën e dytë të vitit 2025, ndërsa me këtë investim të huaj të "Alkaraz Energji", në vlerë prej mbi 500 milionë dollarë, pritet të hapen 630 vende të reja pune. 

Shkup - Prokuroria Publike njoftoi se me marrëveshjet në rastin "Zinxhiri", janë kthyer jo më pak se 1.000.000 euro në buxhetin shtetëror. Në bazë të dispozitave nga Kodi Penal lidhur me këtë lëndë, tre personave juridikë për vepër të kryer të vazhdueshme penale "evazion fiskal", gjykata iu shqiptoi dënime në të holla prej nga 500.000 denarë, njërit person juridik për veprën e njëjtë i është shqiptuar dënim në të holla prej 1.000.000 denarë dhe dy personave juridikë të cilët përveç "evazionit fiskal" kanë kryer edhe vepër penale "pastrim parash" u janë shqiptuar dënime nga 1.000.000 gjegjësisht 400.000 denarë.

Shkup - Mbetemi konsistent në qëndrimet tona për faktin se partitë politike dhe pushteti ekzekutiv nuk duhet të bëjnë deklarata dhe të veprojnë për pavarësinë e gjyqësorit, sepse ai është i pavarur dhe i tillë duhet të mbetet, thotë Aleksandra Cvetanovska, kryetare e Shoqatës së Juristëve të Rinj të Maqedonisë, e cila është koordinatore e grupit "Bluprint" për reformat në drejtësi.

Shkup - Qeveria qendrore është korruptuesja më e madhe biznesit. Zakonisht përpiqet ta korruptojë në mënyrë indirekte dhe kryesisht i kërkon para, përqindje tenderash, punësim apo promovim të dikujt, donacion për një parti politike, dhurata apo favore. Shumica e kompanive nuk e raportojnë atë, disa besojnë se do të dështojnë dhe disa nuk besojnë se do të ketë ndonjë efekt. Këtë e tregon anketa e kryer nga Oda ekonomike në mars të këtij viti, i cili i referohet vitit 2023.

Shkup - Çështja për shkarkimin e Këshillit gjyqësor në tërësi është mjaft komplekse dhe jo e thjeshtë, sepse nëse e shkarkoni Këshillin gjyqësor me ligj, ajo është një pyetje e madhe nëse organet kushtetuese mund të shkarkohen me ligje të zakonshme në tërësi, si dhe kjo do të thotë përzierje në gjyqësor, apo në të drejtën autonome të gjyqtarëve që të zgjedhin anëtarët e tyre në Këshillin gjyqësor, thotë akademiku Vllado Kambovski.

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot realizoi takim pune me Laura Lungaroti, koordinator subrajonal për Ballkanin Perëndimor të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) dhe Sonja Bozhinovska Petriushevska, shefe e Zyrës së IOM-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njoftoi MPB.

Shkup - Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në prill 2024, konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është: 437 116 МWh energji elektrike, 12.002 mil. nm3 gaz natyror, 415 631 tonë qymyr dhe 85 745 tonë produkte nafte.

Shkup - Nën ndikimin e masës ajrore të paqëndrueshme, deri të premten do të mbajë mot jostabil i vranët dhe me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Në disa vende do të ketë stuhi me reshje të dendura të rrëmbyeshme bubullima, erë e përforcuar (mbi 60 km/h) dhe breshër, kumtoi DPHM. Temperaturat ditore gradualisht do të bien. Gjatë fundjavës pritet mot stabil dhe më i nxehtë.

Bruksel - Si anëtare e NATO-s, ne duhet të jemi një vend i përgjegjshëm, veçanërisht në një periudhë të një konteksti vërtet kompleks gjeopolitik në kontinentin ku jetojmë, tha sot nga Brukseli ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg në selinë e Paktit.

Bruksel - Raund i ri i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës në nivel të lartë në të cilin do të marrin pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Bruksel do të mbahet nesër në Bruksel. Nikoqir i takimit do të jetë përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhosep Borel, ndërsa në dialog do të marrë pjesë edhe i dërguari special i BE-së për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak.

Hagë - Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​sot urdhër arrest për ish-ministrin rus të Mbrojtjes Sergej Shojgu, si dhe për gjeneralin e lartë rus Valerij Gerasimov, shef i Shtabit të Përgjithshëm, për krime të dyshuara të luftës në Ukrainë, transmetuan agjencitë botërore.

Pragë - Dërgesa e parë me municion në kuadër të nismës çeke për furnizim të municionit artilerik mbërriti në Ukrainë, deklaroi sot kryeministri çek Petër Fialla. "Dërgesa e parë me municion nga nisma jonë mbërriti në Ukrainë disa kohë më parë. Ne e bëjmë atë që është e nevojshme", njoftoi Fijalla në platformën Iks.

Kiev – Këshilltari i presidentit ukrainas për çështje të politikës së jashtme, Igor Zhovkva tha se Ukraina pret që në Samitin e ardhshëm të NATO-s të merret një vendim kategorik. "Mendoj se në Samit duhet të merret një vendim kategorik, duke përfshirë edhe Ukrainën. Sepse nëse nuk ka vendim kategorik për Ukrainën, Samiti do të ishte i padobishëm, tha Zhovkva, pa specifikuar saktësisht se për çfarë do të referohej një vendim i tillë.

Gjenevë - Zyra e Komisionarit të lartë të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut ka përshëndetur lirimin nga burgu në Britaninë e Madhe të themeluesit të "Uikiliks" Xhulian Asanzh. "Ne përshëndesim lirimin e Xhulian Asanzhit... në Mbretërinë e Bashkuar dhe domethënien e rëndësishme drejt një zgjidhje përfundimtare të këtij rasti pa paraburgim të mëtejshëm", deklaroi Elizabet Trosel, zëdhënëse e Zyrës së Komisionarit të lartë të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut.

Abixhan - Të paktën 24 persona e humbën jetën në vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut në qytetin më të madh në Bregun e Fildishtë, Abixhan, pas një jave reshje rekorde, njoftuan sot autoritetet.  Autoritetet deklaruan se sasia e reshjeve është katër herë më e madhe se zakonisht në disa zona. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR