• e hënë, 24 qershor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 23 qershor/ 2024

Shkup - Sot vazhdon seanca e Kuvendit për zgjedhjen e qeverisë së re, e propozuar nga mandatari dhe lider i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, ndërsa votimi do të vijojë pas përfundimit të debatit, më së voni në mesnatë. Qeveria do të zgjidhet nëse pro votojnë shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve. Shumica parlamentare që pritet të mbështesë qeverinë e re në Shtëpinë Ligjvënëse përbëhet nga 78 deputetë, 58 nga koalicioni VMRO-DPMNE, 14 nga Vlen dhe gjashtë nga ZNAM.

 Shkup - Në Kuvend sot paradite ka vazhduar seanca për zgjedhjen e qeverisë së re, e propozuar nga mandatari dhe lider i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Votimi do të vijojë pas përfundimit të debatit, më së voni në mesnatë. Qeveria do të zgjidhet nëse pro votojnë shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve. 

Shkup -  Republika e Maqedonisë së Veriut që nga pavarësia e saj në vitin 1991, ka pasur gjithsej 12 kryeministra dhe 19 qeveri, duke përfshirë një kryetar të një qeverie kalimtare dhe tre kryetarë të një qeverie teknike. Disa prej kryeministrave qëndruan në detyrë për disa mandate dhe disa patën një jetëgjatësi të shkurtër. Mandati për formimin e përbërjes së re të qeverisë dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, do të jetë kryeministri i 13-të, ndërsa qeveria e formuar nga Koalicioni "Maqedonia juaj", Koalicioni "Vlen" dhe Lëvizja ZNAM - Për Maqedoninë tonë, do të jetë qeveria e 20-të që nga pavarësia e shtetit.

Shkup - Ministria e Punëve të Jashtme  u bën thirrje të gjithë qytetarëve tanë që ndodhen në Liban, që në rastin e parë të mundshëm të largohen nga ky shtet për shkak të përkeqësimit të mëtejshëm të situatës.  MPJ njëherë apelon, që të shtyhen të gjitha udhëtimet në drejtim të Libanit të cilat nuk janë të domosdoshme.

Shkup - Deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski sot, në kuadër të seancës parlamentare për zgjedhjen e qeverisë së re, u bëri thirrje kolegëve të tij nga partitë turke që t'i bashkohen shumicës qeveritare për, siç tha ai, të gjithë së bashku të punojnë për përmirësimin e situatës në vend.

Shkup - Gjatë 24 orëve të fundit në Numrin e vetëm për raste urgjente 112 në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK)  jnaë regjistruar 12 zjarre në ambient të hapur, nga të cilat katër janë ende aktive. Janë aktive zjarret në Komunën e Gradsko, në mes të fshatit Viniçan dhe Sveçan, ku digjen pyll me kërcell të ulët dhe bar të thatë, në fshatin Ceri, Komuna e Kërçovës, ku digjet pyll i degraduar me kërcell të ulët, bar të thatë dhe bredh,  në Komunën e Novosellës, në lokalitetin "Haxhiicë", në kufi me Bullgarinë, ku digjet pylli i ahut dhe në Komunën e Dojranit, në mes të Dojranit të Vjetër dhe të Ri (tym në deponi).

Shkup- Në vendkalimet kufitare "Bogorodicë" dhe "Tabanoc" frekuenca është rritur dhe pritja është rreth 40 minuta, ndërsa në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton LAMM. Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet  pa ndërprerë, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.

Tiranë - Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj fillon sot vizitën dyditore në Kosovë. Sipas kumtesës zyrtare, ai do të vizitojë tre komuna: Deçan, Junik dhe Drenas ku do të ketë takime me autoritetet lokale. Gjatë kësaj vizite në tre komunat, presidenti Begaj do të nderojë, gjithashtu, ish luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të rënë gjatë luftës në vitin 1999.

Luksemburg - Në Luksemburg nesër do të mbahet takimi i ministrave të jashtëm të BE-së, në të cilin ndër të tjera do të diskutohet edhe për Ballkanin Perëndimor. Siç thuhet në kumtesën e Këshillit të BE-së, në takim do të shkëmbehen mendime për Ballkanin Perëndimor, me pjesëmarrjen e ministrave të Jashtëm të Serbisë, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Kosovës.

Uashington - Komanda Qendrore amerikane (CENTKOM) konfirmoi sot se aeroplan mbajtësi "Dvajt Ajzenhauer" është larguar nga Deti i Kuq. "Grupi sulmues i aeroplan mbajtësve Dvajt D. Ajzenhauer (IKE CSG) sot u largua nga zona e përgjegjësisë së Komandës Qendrore të SHBA-së dhe do të qëndrojë për një kohë të shkurtër në zonën e përgjegjësisë të Komandës Evropiane të SHBA-së përpara se të kthehet në vend pas më shumë se shtatë muajsh mbështetje për parandalimin dhe mbrojtjen rajonale të SHBA-së", thuhet në kumtesën e CENTKOM.

Tel Aviv - Dhjetëra mijëra izraelitë morën pjesë mbrëmë në protestat kundër Qeverisë, duke kërkuar zgjedhje të reja dhe kthimin e pengjeve në Rripin e Gazës. Protestat kanë vazhduar për muaj të tërë dhe janë të drejtuara kundër qeverisë dhe trajtimit të saj të luftës kundër Hamasit, e cila filloi më 7 tetor, kur  palestinezë të udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin jugor, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë peng 251 kujtojnë sot mediat izraelite.

Tel Aviv - Numri i ushtarëve izraelitë të vrarë që nga fillimi i konfliktit me Hamasin në Rripin e Gazës është rritur në 315, njoftuan sot mediat izraelite. Mes të vdekurve është edhe një polic i cili humbi jetën në misionin e shpëtimit, shkruan "Tajms of Izrael".

Tel Aviv - Kryetari i qytetit verior të Izraelit, Metule, David Azolai, tha se kryeministri Benjamin Netanjahu dhe qeveria e tij nuk e kanë ndihmuar qytetin e tij, i cili ndodhet afër kufirit me Libanin. "Dje janë dëmtuar tre shtëpi dhe janë djegur të gjitha oborret në rrugë. Rreth 40 për qind e shtëpive private u dëmtuan dhe pothuajse 200 u dogjën në tetë muajt e kaluar. Qeveria izraelite është zhdukur dhe kryeministri ndoshta është i zënë me gjëra të tjera", tha Azolai për Radion Ushtarake.

 Tel Aviv - Izraeli është i gatshëm për "çdo aksion që mund të jetë i nevojshëm në Gazë, Liban dhe zona të tjera", tha ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galan në prag të vizitës në SHBA. "SHBA-ja është aleati ynë më i rëndësishëm dhe qendror. Lidhjet tona janë vendimtare dhe ndoshta më të rëndësishme tani se kurrë", tha Galanti mes tensioneve me administratën e presidentit amerikan Xho Bajden.

Kajro -  Kryeministri egjiptian Mostafa Madbuli urdhëroi që të hiqen licencat e 16 agjencive turistike që organizuan udhëtime të paligjshme pelegrinazhi, pasi qindra egjiptianë vdiqën gjatë pelegrinazhit vjetor në Arabinë Saudite, transmeton "Al Ahram".

Shkup - Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite do të ketë paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave, si dhe do të ketë kushte për paraqitje të stuhive me reshje të dendura të shiut, erë të fortë dhe breshër. Temperatura minimale do të jetë prej 15 deri në 22 gradë, ndërsa maksimalja prej 32 deri në 39 gradë. UV=8

 

QËNDRONI TË LIDHUR