• e diel, 30 qershor 2024
MIA FLESH

15:00 / 21 qershor / 2024 

Shkup - Pesëmbëdhjetë zjarre në ambiente të hapura ka evidentuar Qendra për menaxhim me kriza (QMK) në 24 orët e fundit. Siç ceket në kumtesën e sotme, prej tyre aktiv evidentohet vetëm njëri, në vendin e quajtur Ramnin, në atarin e fshatit kërçovar, Cer.

Shkup  - Për shkak të një aksidenti komunikacioni, rruga nga fshati Përzhdevë për në Demir Kapi është e mbyllur për qarkullim në të dy drejtimet, informojnë nga LAMM-i.  Siç theksojnë, rruga është mbyllur që nga ora 12:10.

Podgoricë - Pothuajse e gjithë zona e Malit të Zi është pa energji elektrike, njoftoi sistemi malazez i shpërndarjes së energjisë elektrike (CEDIS).  Siç thuhet në njoftimin e shkurtër në faqen e CEDIS në Fejsbuk, problemi është “një defekt në rrjetin e sistemit të transmetimit të energjisë elektrike malazeze”.  Nuk dihet se kur mund të zgjidhet problemi.  

Athinë – Dy zjarre të mëdha në dy periferia të ndryshme janë aktive në gadishullin grek Peloponez, si dhe një në pjesën jugore zonës Atika, rajonin më të gjerë të Athinës, ndërsa deri te banorët e disa vendbanimeve është dërguar mesazh evakuimi përmes numrit të emergjencës 112, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Vjenë - Hetimi i Zyrës evropiane për luftë kundër mashtrimeve (OLAF) zbuloi se mbi një miliardë euro nga paratë e taksapaguesve të BE-së duhet të[ kthehen sepse ishin keqpërdorur. Inspektorët zbuluan edhe mashtrim me 209 milionë euro para se ato para të ishin shpenzuar në mënyrë të paarsyeshme, kumtoi OLAF.

Vienë - Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Borrell, sot deklaroi se Evropa nuk është e plotë derisa Ballkani Perëndimor nuk do të jetë pjesë e saj dhe se është e nevojshme të përshpejtohet procesi i zgjerimit, i cili deri më tani është vonuar për një kohë të gjatë.

Bruksel - Këshilli i BE-së sot miratoi një Rekomandim për forcimin e luftës kundër formave të kancerit që mund të parandalohen me vaksina, me të cilin kërkohet nga shtetet anëtare të Unionit të shtojnë vaksinimin masiv kundër virusit papilloma humane (HPV) dhe virusit të hepatit B (HBV).

Bruksel - Këshilli i BE-së e emëron kundëradmiralin italian Valentino Rinaldin komandant operativ ushtarak të Bashkimit Evropian në Detin Mesdhe “Irini”, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.  Kundëradmirali Rinaldi, i cili në periudhën prej 1 prill deri 30 shtator të vitit ka ushtruar detyrën e komandantit të   forcave të përfshira në "Irini", duhet të marrë përsipër komandën e këtij operacioni të BE-së nga admirali italian Stefano Turçeto më 19 korrik.

Bruksel  - Njëzet e shtatë shtetet e BE-së kanë konfirmuar se negociatat inkuadruese me Ukrainën dhe Moldavinë do të fillojnë të martën, njoftoi Presidenca belge me BE-në.  Në takimin në Luksemburg, ministrat e financave të BE miratuan formalisht  një kornizë negociuese me dy vendet kandidate, duke konfirmuar marrëveshjen në parim të arritur nga përfaqësuesit e tyre javën e kaluar.

Altavila Visentina - Roberto Baxho (57), njëri prej futbollistëve më të mirë italianë i të gjitha kohërave dhe fitues i Topit të Artë në vitin 1993, ishte rrahur, grabitur dhe mbyllur  pasi hajdutët hynë në shtëpinë e tij teksa ai po ndiqte ndeshjen mes Italisë dhe Spanjës me familjarët e tij.   Policia njoftoi se në vilën e Baxhos në Altavila Visentina hynë brenda pesë sulmues të maskuar dhe të armatosur.

Atlantë - Debati i parë presidencial mes dy kandidatëve për president të SHBA-së, shefit aktual të shtetit, Xhozef Bajden dhe paraardhësit të tij, Donald Tramp, do të mbahet më 27 qershor në Atlantë, Xhorxhia, me rregulla të reja. Rjjeti kabllor televiziv Si-En-En (CNN) i cili do ta emetojë debatin e parë, kumtoi se shtabi zgjedhor i kandidatëve u dakordua me rregullat e reja, që përfshijnë çkyçje të mikrofonit.

QËNDRONI TË LIDHUR