• e enjte, 27 qershor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 27 qershor/ 2024

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski në takimin e sotëm me ambasadorën gjermane Petra Dreksler shkëmbyen mendime dhe qëndrime për çështjet aktuale politike dhe ekonomike, si dhe për progresin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Shkup - Gjykimi për rastin e vauçerëve sportiv të Agjencisë për Rini dhe Sport (ARS) është shtyrë për më 9 korrik, pasi në seancën e parë sot nuk u paraqit i akuzuari i parë Darko Kaevski. Siç informoi avokati i tij, Petre Shilegov, Kaevski është duke u trajtuar në shtëpi pas një operacioni në tetivë.

Shkup - Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, nënvizoi rëndësinë e iniciativave rajonale për rritjen ekonomike, përmes nxitjes së konkurrueshmërisë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në Konferencën e Nivelit të Lartë për Evropën Juglindore të OECD-së, “Driving Competitiveness, Achieving Convergence” në Paris.

Shkup - Këshilli i Bankës Popullore në mbledhjen e rregullt e shqyrtoi dhe e miratoi Raportin për rreziqet në sektorin bankar për tremujorin e parë të vitit 2024. Në Raport vlerësohet se sektori bankar e ruajti qëndrueshmërinë dhe sigurinë e tij, me aftësi paguese të përmirësuar, likuiditet të ruajtur dhe cilësi të mirë të  portfolios së kredisë, informojnë nga Kabineti i guvernatorit të Bankës Popullore. 

Shkup - Rritje e nivelit të lumenjve dhe probleme lokale komunale në mjediset urbane të qytetit mund të shkaktojnë reshjet e paralajmëruara për sot pasdite, të cilat sipas sinoptikëve, në disa vende mund të jenë të rrëmbyeshme. Posaçërisht kërkohet kujdes nëse këto reshje intensive bien në vende ku tashmë disa ditë janë kapluar nga reshjet dhe ku trualli është i lagësht, paralajmërojnë nga DPHM. Nga DPHM i cekin Rajonin e Shkupit, Kumanovës, Kriva-Pallankës, Kratovës dhe Tetovës si vende ku nevojitet më tepër kujdes.

Tetovë - Nga e diela (23 qershor) deri dje (26 qershor) zjarrfikësit nga Tetova kanë evidentuar 80 ndërhyrje lidhur me pasojat dhe problemet me të cilat janë ballafaquar qytetarët për shkak të stuhisë me shi intensiv, erë të fortë dhe bubullima. Edhe mbrëmë Tetova dhe rrethina u goditën nga stuhia e cila zgjati nga ora 17 deri në orën 1 pas mesnate.

Dibër - Në gjimnazet “28 Nëntori” në Dibër dhe “ATA” në Qendër Zhupë, në regjistrimin e parë të afatit të parë të regjistrimit, në vitin e parë janë regjistruar 44 nxënës, prej tyre 29 në Dibër dhe 15 në Qendër Zhupë. "Në institucionin tonë arsimor në aplikimin e parë për regjistrim në vitin e parë për vitin akademik 2024/25 janë regjistruar 40 nxënës të shkollave fillore të përfunduara, prej tyre 28 për paralele në gjuhën shqipe dhe 12 në gjuhën maqedonase. Prej tyre, 20 janë të regjistruar në gjuhën shqipe dhe 9 në gjuhën maqedonase, tha për MIA-n, Afrona Leshi, kryetare e Komisionit për zbatimin e regjistrimit.

Beograd - Beogradi dhe Prishtina patjetër të angazhohen për zgjidhjen e problemit në kuadër të dialogut të udhëhequr nga BE-ja, theksoi ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Çështje evropiane dhe euroaziatike Xhejms O'Brajan. Ai theksoi se mosrespektimi i marrëveshjeve së mëparshme është një mundësi e humbur për të dyja palët, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Sofje - Lideri i GERB-it dhe ish kryeministri bullgar, Bojko Borisov deklaroi sot se për momentin asnjë parti në vend nuk mund të formojë qeveri të qëndrueshme. Ai deklaroi se situata aktuale pengon përparimin e Bullgarisë drejt inkuadrimit në Eurozonë, qëllim që ai beson se mund të arrihet nëse ka qeveri të qëndrueshme të udhëhequr nga GERB, shkruan portali "Novinite".

Kiev - Ukraina ka marrë 1,9 miliardë euro ndihmë financiare të pakushtëzuar nga BE-ja e cila kontribuon në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe financimin e nevojave prioritare buxhetore, kumtoi Ministria e Financave të Ukrainës. “Buxheti shtetëror i Ukrainës mori një këst financimi të pakushtëzuar në shumën prej 1.9 miliardë eurosh nga Bashkimi Evropian. Fondet janë siguruar nga instrumentet financiare të BE-së nga fondi për Ukrainën”, thuhet në raportin, transmeton media ukrainase UNN.

Londër - Mpoks është një infeksion që është tipik për pjesë të Afrikës dhe përhapet përmes kontaktit me kafshët e infektuara si dhe në mesin e anëtarëve të familjes, ndërsa karakterizohet me temperaturë të lartë dhe shfaqjen e flluskave të mbushura me qelb.  Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në fund të vitit të kaluar shpalli alarm për shkak të epidemisë së madhe të mpoks, e njohur më parë si lija e majmunëve, në Republikën Demokratike të Kongos, por edhe në të gjithë botën.

Bruksel - Gjykata në Bruksel ka hedhur poshtë argumentet e lobistit belg Frederik Baldan kundër riemërimit të Usurla fon der Lajenit për kryetare të Komisionit Evropian edhe krahas pretendimeve në lidhje lidhjen me marrëveshjen e saj kontroverse për vaksinat kundër Kovid-19 me kompaninë amerikane "Fajzer".

Bruksel - Pres që Maqedonia e Veriut t'i respektojë marrëveshjet dhe rikujtoj kolegët evropianë se çfarë angazhimesh janë marrë më 18 korrik 2022 kur është miratuar Korniza negociuese dhe cilat janë Udhërrëfyesit për pranimin e vendit në BE, deklaroi kryeministri bullgar Dimitar Gllavçev me arritjen e tij në ditën e parë të Samitit të BE-së sot në Bruksel.

Uashington - Presidenti amerikan Xho Bajden dhe paraardhësi i tij Donald Tramp sot do të përballen në debatin e parë nga dy debatet në Atlantë. Sipas anketave, ata kanë mbështetje gati të njëjtë nga votuesit. Trampi dhe Bajdeni do të bisedojnë për ekonominë dhe luftërat, por edhe për migrimin dhe të ardhmen e demokracisë. 

Uashington - Zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Xhon Kirbi sot deklaroi se Shtëpia e Bardhë nuk është përfshirë në asnjë mënyrë në rastin e themeluesit të Uikiliksit, Xhulian Asanzh. "Ajo është një çështje e Ministrisë së Drejtësisë dhe ata janë të vetmit që mund të diskutojnë për atë", tha Kirbi në konferencën për shtyp.

Tel Aviv - Protestues në Tel Aviv mbrëmë kërkuan dorëheqje nga kryeministri Benjamin Netanjahu dhe pranim të marrëveshjes për armëpushim me qëllim të lirimit të pengjeve të cilët i mban Hamasi në Gazë. Sipas Tajms of Izrael, protestuesit kanë bllokuar autostradën në Tel Aviv, duke shkaktuar vonesa të mëdha në komunikacion. Protestuesit të cilët kërkojnë kthimin e pengjeve bllokuan shumë rrugë të ndryshme përgjatë gjithë vendit. 

Seul - SHBA-ja, Japonia dhe Koreja e Jugut kanë filluar stërvitjen e parë ushtarake trepalëshe me më shumë fusha në gadishullin korean. Kryetarët e shoqatës së përgjithshme të Koresë së Jugut kumtuan se stërvitja treditore me më shumë domene filloi herët këtë mëngjes në ishullin turistik jugor Xhexhu, njoftuan mediat koreano-jugore.

QËNDRONI TË LIDHUR