• e hënë, 23 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 27 qershor/ 2024

Shkup - Çështjet aktuale politike dhe ekonomike dhe progresi i shtetit drejt integrimit në BE kanë qenë temat e takimit të sotëm të kryeministrit Hristijan Mickoski me euroambasadorin Dejvid Gir.  Mickoski, siç informojnë nga Pres shërbimi i qeverisë, theksoi rëndësinë e mbështetjes së Bashkimit Evropian për proceset reformuese dhe stabilitetin e vendit, duke theksuar se Qeveria do të vazhdojë të punojë së bashku me BE-në në frymën e partneritetit dhe vlerave të përbashkëta.

Shkup - Shefi i diplomacisë Timço Mucunski sot në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme, realizoi takim pune me ambasadoren e SHBA-së, Anxhela Ageler. "Në takim u konfirmua vendosmëria strategjike e Qeverisë për zbatimin e angazhimeve të reformës, në drejtim të përshpejtimit të procesit të integrimit evropian, ndërsa theksuam mbështetjen që SHBA jep për avancimin e zhvillimit demokratik dhe forcimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit", ka shkruar ministri Mucunski në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Fejsbuk.

Shkup  - Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) do të vazhdojnë të angazhohen për avancimin e të drejtave dhe ngritjen e statusit shoqëror dhe material të mësimdhënësve, bashkëpunëtorëve profesional dhe punëtorëve tjerë në shkolla, e konfirmuan sot në takim pune ministrja e Arsimit dhe Shkencës prof. dr. Vesna Janevska dhe kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov.

Shkup - Në Ministrinë e Financave po përgatitet ribalanci i Buxhetit për vititn 2024. Do të sigurohen para për rroga dhe pensione, për tërë atë që është ndërmarrë si obligim në pajtim me ligjin, ndërsa do të shkurtohen shpenzimet joprioritare dhe joproduktive. Sfida është e madhe, deficiti i planifikuar është shpenzuar rreth 90%, por do të përballemi me gjendjen.

Shkup - Ministri i Drejtësisë Igor Filkov e vizitoi Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Idrizovë, pas incidentit të djeshëm, që ndodhi në ambulancën e mbyllur, ku ishin lënduar pjesëtarë të policisë së burgut dhe të burgosur. Filkov, siç informon Ministria e Drejtësisë, në bisedë me drejtorin e burgut Zoran Jovanovski, u informua për ngjarjen, si dhe për problemet me të cilat përballet institucioni, mbipopullimi, mungesa e kushteve adekuate të hapësirës për akomodim, mungesa e personelit mjekësor dhe personave të obliguar për risocializim.

Shkup - Nxënësit nuk i njohin mjetet për të kontrolluar prejardhjen e fotografive në internet, tregon hulumtimi për edukimin mediatik te nxënësit e vitit të parë dhe të dytë të arsimit të mesëm i cili u prezantua sot në hapësirat e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA). Në pyetjen se sa shpesh i kryeni aktivitetet e mëposhtme në rrjetet sociale çdo ditë, 83 për qind thonë se bisedojnë me miqtë ose anëtarët e familjes, 60,2 për qind se dëgjojnë muzikë dhe janë marrë me informacione rreth grupeve, bendeve dhe artistëve përmes platformave sociale, 56,8 për qind kanë parë përmbajtje - tekste, video, fotografi, 44.1 për qind kanë parë faqet e të tjerëve pa dhënë ndonjë pëlqim apo koment, ndërsa 28.4 për qind janë informuar për zhvillimet më të fundit si në vend ashtu edhe në botë.

Shkup - Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një zënkë fizike ndërmjet disa të burgosurve në INP Burgu Idrizovë, me ç'rast tre persona kanë marrë lëndime, nga të cilët dy janë dërguar në Kompleksin e klinikave "Nëna Terezë", nga lëndimet me një mjet të mprehtë. Siç informojnë nga MPB, në ambulancën e mbyllur të institucionit është prishur rendi dhe qetësia me rrahje fizike ndërmjet disa personave të dënuar.

Shkup - Një person, shtetas i huaj, ka rënë sot në terren të paarritshëm në afërsi të hotelit “Desaret” në Ohër. Gjatë rënies personi ka marrë lëndime trupore me çka është thirrur Ndihma urgjente mjekësore. Rasti është lajmëruar në numrin për thirrje urgjente 112 të Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK).

Shkup - Nga Shoqata për zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtje të mjedisit “Gou Grin” – Shkup sot njoftuan se e mirëpresin idenë për vendosjen e transportit hekurudhor urban në kryeqytet, duke theksuar se duhet pasur parasysh edhe çiklistët dhe personat me nevoja të veçanta. 

Moskë - Rusia ka dërguar 10.000 shtetas të saj të natyralizuar për të luftuar kundër Ukrainës, deklaroi sot një funksionar i lartë. "Ne gjetëm më shumë se 30.000 (emigrantë) që morën nënshtetësi dhe nuk donin të regjistrohen për shërbimin ushtarak, ndërsa afërsisht 10,000 prej tyre dërguam në zonën e operacioneve speciale ushtarake", deklaroi shefi i komisionit hetimor rus, Aleksandar Bastrikin në Shën Peterburg.

Paris - Liderja e ekstremit të djathtë francez Marin Le Pen deklaroi se është e bindur që partia e saj do të fitojë shumicë absolute në Parlament, do të formojë Qeveri dhe do të vendosë kufizime në atë që presidenti francez Emanuel Makron mund ta bëjë për ta mbështetur Ukrainën. "Lidhur me zgjedhjen e kryeministrit, presidenti kuptoi se nuk ka shumë zgjidhje, sepse Xhordan Bardella do të ketë mandat nga populli francez", deklaroi Le Pen për gazetën rajonale "Telegram de Brest".

Berlin - Kancelari gjerman, Olaf Sholc sot e konfirmoi mbështetjen e vet për Ursulla fon der Lajenin për mandat të dytë si kryetare e Komisionit evropian, lajmëroi DPA. "Qëllimi ynë është platforma politike që paraprakisht e mbështeste zonjën Fon der Lajen, duhet të vazhdojë ta bëjë atë edhe në të ardhmen", tha Sholc pranë arritjes së saj në samitin e BE-së në Bruksel.

Bruksel - Me vendimin për mbështetjen e Ukrainës më shumë vende anëtare të BE-së kanë treguar se janë në anën e duhur, në anën e Ukrainës, deklaroi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski gjatë arritjes në Samitin e Unionit në Bruksel. Në prani të kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel, Zelenski shprehu falenderim deri te të gjithë liderët e BE-së për "rezultatin historik" me mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare me Ukrainën të martën dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në Union.

Bruksel - Kryeministri holandez në shkuarje Mark Rute sot deklaroi se pret që marrëveshja e liderëve të BE-së për shpërndarjen e pozitave udhëheqëse të jetë ashtu siç janë dakorduar tre grupet politike në Parlamentin Evropian. "Pres debate, por tri familjet politike centriste u dakorduan. Mendoj se marrëveshja do të jetë e tillë, por duhet të shohim", deklaroi Rute për gazetarët pas mbërritjes në samitin e liderëve të BE-së në Bruksel.

Bruksel - Kryeministri hungarez, Viktor Orban paralajmëroi se Hungaria nuk do ta mbështesë marrëveshjen për ndarjen e pozicioneve kryesore udhëheqëse të arritur mes Partisë popullore evropiane, socialdemokratëve dhe grupit liberal "Ta ripërtërini Evropën", duke e vlerësuar si "të turpshme".

Bruksel - Ky Këshill evropian është posaçërisht i rëndësishëm sepse me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski do të nënshkruajmë marrëveshje për obligimet e sigurisë të bashkimit Evropian drejt Ukrainës, deklaroi sot përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel para fillimit të Samitit dyditor të Unionit në Bruksel.

Londër - Mijëra mjekë në Angli sot filluan grevë për rritje të rrogave që do të zgjasë deri më 2 korrik, transmetoi Beta. Mjekët e rinj anglezë, të cilët e formojnë shtyllën e kujdesit spitalor, për të 11-tën herë janë në grevë për shkak të mospajtimeve me pushtetin për rrogat dhe kushtet për punë, kësaj radhe mu para zgjedhjeve parlamentare në Britani të madhe të paralajmëruara për 4 korrik, ku pritet ndryshimi i plotë i qeverisë.

La Paz - Nëntë persona u lënduan në grusht shtetin e parandaluar në Bolivi, publikoi sot Qeveria. Ushtria e Bolivisë dje e pushtoi sheshin para pallatit qeveritar në La Paz me automjete të blinduara dhe bëri përpjekje t'i thyej dyert. Përpjekja për grusht shtet përfundoi me arrestimin e gjoja udhëheqësit të grusht shtetit, gjeneralit Huan Hoze Zuniga, njoftoi DPA.

Uashington - Sateliti rus RESURS-P1 u shpërbë në më shumë se 100 pjesë mbetjesh në orbitë, duke i detyruar astronautët e Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (MVS) të kërkojnë strehim, publikuan sot agjencitë hapësinore amerikane. Mediat britanike theksojnë se aktualisht nuk ka detaje se çka e ka shkaktuar shpërbërjen e satelitit rus për vëzhgim në Tokë.

QËNDRONI TË LIDHUR