• e premte, 28 qershor 2024
MIA FLESH

09:00 / 28 qershor / 2024

Shkup - Klinika Universitare e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës nga Shkupi dhe Shoqata për ndihmë dhe mbështetje të pacientëve me sëmundje gjinekologjike Femina M, në kuadër të shënimit të muajit pët ngritjen e vetëdijes për kancer endometrial (kanceri endometrial i mitrës), sot në konferencë për media do ta promovojnë broshurën e parë evropiane për karcinom endometrial.

Shkup - Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të lagështa.  Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

Shkup - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me shi të rrëmbyeshëm të kohëpaskohshëm dhe bubullima, veçanërisht në pjesët lindore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Lokalisht do të ketë kushte për stuhi afatshkurte.  Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri 21, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 26 deri 33 gradë. Indeksi UV do të jetë 7.

Shkup - Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski sot do ta vizitojë komandën e korpusit të NATO-s për diskolim të shpejtë me seli në Selanik. Gjatë qëndrimit, Gjurçinovki do të realizojë takim me komandantin e korpusit të NATO-s, gjeneral-nënkolonel Atanasios Garinis, pas së cilit delegacioni do të ketë takim pune me personelin e shtabit kryesor të korpusit të NATO-s.

Bruksel - Kreministrja e Estonisë Kaja Kallas theksoi se është "e nderuar" që është nominuar për kandidate të ardhshme të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, duke e quajtur atë "përgjegjësi e madhe". "Besimi juaj do të thotë shumë. Lufta në Evropë, rritja e jostabilitetit në fqinjësinë tonë dhe në nivel global janë sfidat kryesore për politikën e jashtme evropiane", shkroi Kallas në një publikim në Iks.

Bruksel - Kam kënaqësinë të njoftoj se Këshilli Evropian ka vendosur që ish-kryeministri portugez Antonio Kosta të zgjidhet kryetari i ri i Këshillit Evropian, Ursula fon der Lajen të propozohet për kryetare të Komisionit Evropian edhe për mandatin e ardhshëm, ndërsa kryeministrja e Estonisë Kaja Kalas të jetë kandidate për Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, tha kryetari aktual i Këshillit Evropian, Sharll Mishell.

Bruksel - BE-ja duhet t'i bëjë detyrat e saj në procesin e reformave të brendshme, por kërkon edhe nga ato vende që dëshirojnë t'i bashkohen të zbatojnë pjesën e tyre të reformave për të bërë përparim në terren, deklaroi kryetari i Këshillit Evropian.

Bruksel – Me një ndjenjë të fortë misioni, do të marrë përgjegjësinë për të qenë kryetari i ardhshëm i Këshillit Evropian, publikoi në Iks ish-kryeministri portugez Antonio Koshta, pasi mbrëmë vonë liderët e BE-së e zgjodhën në këtë detyrë.

Bruksel - Liderët e BE-së e zgjodhën ish kryeministrin portugez Antonio Koshta për kryetar të ri të Këshillit Evropian, e nominuan kryetaren aktuale të Komisionit Evropian, gjermanen Ursula fon der Lajen për rizgjedhje të funksionit dhe e propozuan kryeministren e Estonisë Kaja Kalas si kandidate dhe përfaqësuese e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, njoftoi në Iks kryetari i Këshillit Evropian në largim Sharll Mishell.

Bruksel - Bashkimi Evropian dhe Ukraina ndajnë vlera të përbashkëta, të tilla si demokracia, respektimi i të drejtave të njeriut dhe lirive themelore dhe sundimi i ligjit, si dhe interesat e përbashkëta për paqen, sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin, bëhet e ditur në marrëveshjen për detyrimet e përbashkëta të sigurisë të nënshkruar dje para fillimit zyrtar të Samitit të BE-së në Bruksel nga presidentët e Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian, Sharl Mishel dhe Ursula fon der Lajen, dhe kreu i shtetit të Ukrainës, Volodimir Zelenski.

Uashington - Në samitin e ardhshëm të NATO-s në Uashington shefat e qeverive të 32 vendeve anëtare të Aleancës do të dalin me një deklaratë të përbashkët për kërcënimet ndaj sigurisë botërore, deklaroi mbrëmë në një brifing Xhej Pakston, zëdhënës i Komandës Aleate për Transformimin e NATO-s (AKT).

QËNDRONI TË LIDHUR